Vijona nuk kualifikohet në gjysmëfinale e evropianit

Atletika

Vijona nuk kualifikohet në gjysmëfinale e evropianit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2016 Në ora: 17:34
Vijona Kryeziu

Atletja 18-vjeçare e kombëtares së Kosovës, Vijona Kryeziu, nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e  Kampionatit Evropian, që ka filluar dje në Amsterdam të Holandës. Vijona pati paraqitje të mirë në disiplinën 400 metra. “Vijona vrapoj në 400 metra me rezultatin 56.04 sekonda. Rezultati më i mirë për këtë vit për Kosovë. Për herë të parë Kosova u paraqit në Kampionatin Evropian dhe ishte ditë historike për atletikën tonë.  Vijona edhe pse nuk u kualifikua për në gjysmëfinale, ajo futet në histori, sepse është femra e parë që ka përfaqësuar Kosovën në atletikën evropiane”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Abdurrahman Shkodra, sekretar  i përgjithshëm i Federatës Atletike të Kosovës.  Shkodra e arsyetojë Vijonën që nuk arriti të jetë në gjysmëfinale, duke thënë: “Duke i marr parasysh kushtet që ka Kosova dhe duke ditur qe dy vite shtegu që është në renovim në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, në pamundësi për të stërvitur e garuar aty, Vijona bëri një paraqitje të mirë në evropian”. Ndërkaq, atleti nga Shqipëria, Izmir Smajlaj, në kërcim së gjati ka prerë një biletë për në finale e kësaj disipline. Atleti shkodran ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në bateritë eliminatore, duke kërcyer 7.92 metra, distancë e mjatueshme për të shkuar në finale. Sot do të garojë edhe atleti nga Kosova, Musa Hajdari në dispilinë 800 metra, i cili mëton rezultat të mirë. Hajdari sado kudo ka një përvojë në garat ndërkombëtare dhe do të orvatet që të arrijë një kohë sa më të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat