Goli i Shaqirit shpallet më i miri nga UEFA

Futboll

Goli i Shaqirit shpallet më i miri nga UEFA

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2016 Në ora: 16:14
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, pa dyshim se me golin e tij ka çmendur të gjithë. Goli i tij është shpallur edhe zyrtarisht më i miri për të tetën e finales së Kampionatit Europian.  Goli ndaj Polonisë është vlerësuar si më i miri nga shumë tifozë, ndërsa ai ishte në votim edhe për golin më të bukur në rrethin e dytë nga UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka shpallur fitues Shaqirin për golin më të mirë të rrethit të dytë. Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit. Shaqiri me Zvicrën janë eliminuar me penallti nga Polonia me rezultat 5:4, pasi takimi kishte përfunduar 1:1 pas 120 minutave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat