Pagoi lokalin me paratë e drogës, ja gafa që zbuloi shqiptarin

Kronikë e zezë

Pagoi lokalin me paratë e drogës, ja gafa që zbuloi shqiptarin

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:55
Policia shqiptare

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Varese. Shqiptari, i cili kishte marrë edhe pasaportën italiane, u kap me 82 kg kanabis. Ishte pikërisht gafa e shqiptarit ajo që e zbuloi.

Para nisjes së kampionatit evropian, ai kishte marrë një lokal dhe të gjithë pagesën, 20 mijë euro e kishte paguar në dorë. Por kjo gjë rriti dyshimet e autoriteteve lokale, nisur dhe nga fakti se ai ishte i papunë.

36-vjeçari shqiptar e kishte marrë lokalin me pretendimin se do e punonte gjatë Euro 2016. Pas kontrollit në banesat e tij janë gjetur plot 80 kilogram kanabis dhe 2 kilogram kokainë.

Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 1 milion euro. Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar se kush është tjetër i përfshirë në këtë trafik droge.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat