Raport: Samsung do të ndërtojë telefonë me ekrane të hakuara dhe rrokullisje në 2017-tën

Teknologji

Raport: Samsung do të ndërtojë telefonë me ekrane të hakuara dhe rrokullisje në 2017-tën

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:01
Samsung

Samsung mund të prezantojë dy telefonë me ekrane të harkuara OLED në 2017-tën shkruan prestigjozja amerikane Bloomberg. “Njerëz të njohur me çështjen” pretendojnë se një prej modeleve do të jetë telefon me rrokullisje ndërsa i dyti një telefon me ekran 5 inç i cili shndërrohet në një tablet 8 inç. Produktet mund të debutojnë në Shkurt 2017-tës ku zë vend Kongresi Mobil Botëror në Barcelonë.

Edhe pse ky raport mund të duket tejet i ekzagjeruar, kjo nuk është hera e parë që hipoteza të tilla për një telefon me ekran të hakuar lidhen me Samsung. Në 2015-tën u përfol për një paisje e cila kishte emrin e koduar “Projekti Valley” ku pritej një debutim në 2016-tën.

Megjithatë Samsung prezantoi Galaxy S7 dhe S7 Edge dhe normalisht ky i fundit kishte ekran AMOLED të hakuar. Samsung gjithashtu ka aplikuar për disa patenta që bartin teknologjinë e rrokullisjes. Më e fundit flet për një telefon i cili ngjason me një produkt standart Galaxy por që mund të paloset në mes.

Edhe pse telefonët me rrokullisje janë shumë popullorë në Japoni dhe Kinë, dizajni mjaft i shquar pothuajse një dekadë më parë sot nuk preferohet në perendim. LG përshembull ka filluar të eksperimentojë me një telefon modular siç ishte G5. Motorola nga ana tjetër po përgatitet të rikthejë telefonin me rrokullisje Razr gjatë evenimentit Lenovo Tech World. Apple mund të kalojë nga ekranet LCD në ato OLED për të ndërtuar një telefon pa kornizë rreth ekranit. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat