Shpendi inteligjent, Zogu Nelson do të parashikojë ndeshjet e Europianit

Futboll

Shpendi inteligjent, Zogu Nelson do të parashikojë ndeshjet e Europianit

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 13:04
Zogu Nelson

A e mbani mend oktapodin Paul në Botërorin e vitit 2010?

Ai ishte i jashtëzakonshëm në parashikimin e ndeshjeve.

Por në “Francë 2016”, cili do të parashikojë?

Njerezit që e duan të dinë më shpejt rezultatin e ndeshjeve që do të luhet, tashme kanë një parashikues.

Eshte Zogu me emrin Nelson.

Parashikimi me saktësi i rezultateve sportive është shumë i vështirë dhe në historinë e futbollit, vetëm një “orakull” ka qenë 100% i saktë, oktapodi Paul.

Por Nelson kërkon të shkruaje historinë e tij.

Nelson, ka një marrëveshje  televizioni. “Eurosport”. Shpendi inteligjent  do të bëjë parashikimet e tij për disa ndeshje të fazës së grupeve jo nga stadiumi, por nga  kopshti zoologjik i Parisit.

A do të jetë ai i saktë si oktapodi Paul? Le te presim. Ndeshjet po vijnë dhe zogu Nelson po mendohet për parashikimin e parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat