Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti nuk kanë besim në shtetin e Kosovës

Lajme

Mimoza Kusari dhe Shpend Ahmeti nuk kanë besim në shtetin e Kosovës

Nga: M. Lakna Më: 3 qershor 2016 Në ora: 18:45
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, janë pajisur me pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Këtë privilegj nuk mund ta kenë edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, që presin për vite të tëra të kenë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë.

Politologu Mentor Tahiri, thotë për “Bota sot”, se nuk ka asnjë dyshim që personalitete politike nga Kosova kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre politike, respektivisht autoritetin për t’u pajisur me pasaporta shqiptare.
“Nuk ka dyshim se shumë personalitete politike nga Kosova kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre politike, respektivisht autoritetin për t’u pajisur me pasaporta shqiptare. Këtu bëhet fjalë për eksponent politik qoftë nga pozita, ashtu edhe nga opozita, ka edhe deputet të Kuvendit, si dhe kryetarë komunash”, thotë Tahiri.

Sipas tij, kjo shtynë të mendohet se këta politikanë nuk kanë besim në shtetin e Kosovës.

“Kjo vërtetë të bën të mendosh që shumë prej politikanëve ne vend, realisht nuk kanë besim në Shtetin e Kosovës. Këta politikanë, në mesin e të cilëve bartës kyç institucional, quke qenë në posedim të pasaportes shqiptare, për vetën e tyre kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë nëpër zonën Shengen, për dallim nga qytetarët e rëndomtë ndaj të cilëve po bëhet një presion i jashtëzakonshëm psikologjik me lajme spektakulare lidhur me liberalizimin, por ku ende nuk dihet as data e përafërt e jetësimit të liberalizimit të lëvizjes së lirë”, thekson politologu Tahiri.
Tutje, ai shton se në një gjuhë më praktike, shoqëria duhet kuptuar këtë fakt, si një mosgatishmëri të politikanëve për të përjetuar hallet qe i përjeton qytetari i rëndomtë, në rastin konkret të telasheve që qytetari ka për të lëvizur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Tahiri shprehet se, në rastin e dhënies së pasaportave shqiptare për qytetarë të Republikës së Kosovës, pavarësisht procedurave, mbetet në diskrecion të autoriteteve shtetërore që në emër të interesit kombëtarë, të gjendet një rrugë me e shkurtër për dhënien e pasaportës, respektivisht të nënshtetësisë shqiptare.

”Kështu është vepruar gjithë kohën me sportistë të cilët kanë përfaqësuar ngjyrat e komëbtares në sporte të ndryshme. Megjithatë, ka edhe një derë tjetër për të realizuar nënshtetësinë shqiptare për qytetarët e Kosovës, e ky është dëshmimi i një adrese banimi në Shqipëri, ku vjen në shprehje një afat kohorë shumëvjeçarë”, përfundon ai.

Ndryshe, redaksia ka provuar të marr përgjigje nga të dy kryetarët lidhur me këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat