Ferizaj: Arrestohen tre persona për mashtrim me subvencione si dhe falsifikim të dokumenteve

Ferizaj: Arrestohen tre persona për mashtrim me subvencione si dhe falsifikim të dokumenteve

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:57
Aksion i policisë së Kosovës

Tre persona janë arrestuar në rajonin e Ferizajt nën dyshimin për vepra penale mashtrim me subvencione si dhe falsifikim të dokumenteve.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka shtuar që me vendim të prokurorisë kompetente ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 49 orëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat