A kanë vdekur të gjithë alienët?

Speciale

A kanë vdekur të gjithë alienët?

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:50

Jemi të vetëm apo ka forma të tjera inteligjente jete në univers?

Teoritë në lidhje me këtë janë sa të shumta aq e të larmishme. Disa janë më të besueshme, të tjera duken të pamundura, siç ishte rasti i asaj të paraqitur një vit më parë nga një grup studiuesish që pretendojnë se njerëzimi po vrojtohet nga alienët.

Një e re po qarkullon së fundmi. Ajo është vepër e shkencëtarëve Adam Frank dhe Woodruff Sullivan, shkencëtarë në Universitetin e Uashingtonit.

Ata thonë se alienët kanë ekzistuar në univers, por njerëzimi nuk do të vihet kurrë në kontakt me ta, sepse janë zhdukur që të gjithë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat