Gjendet gjurma 230 milionë-vjeçare e dinozaurit

Speciale

Gjendet gjurma 230 milionë-vjeçare e dinozaurit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:59

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se në Kataloninë verilindore është zbuluar gjurma e shputës së dinozaurit më të vjetër, ajo daton 230 milionë vjet më parë.

Gjurma e izohiroteriumit, një paraardhësi të largët të dinozaurit dhe krokodilit,është zbuluar në fillim të prillit nga një shëtitës në Olesi de Monserat, 40 kilometra në veri të Barcelonës.

Në njoftim theksohet se kjo gjurmë është jashtëzakonisht mirë e ruajtur dhe në të ka gjurmë kthetrash dhe të lëkurës.

Ky ekzemplar do t’i dërgohet arkeologëve dhe paleontologëve për analizë dhe ruajtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat