Janë zbuluar tri “Toka të reja fqinje”

Speciale

Janë zbuluar tri “Toka të reja fqinje”

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:53

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar tri planete të reja të mëdha sa Toka, që mund të jenë kandidate për jetesë.

Sistemi i ri i zbuluar ndodhet rreth 40 vjet dritë larg nga Toka, thuhet në këtë tekst. Autori kryesor i tekstit, Michael Gillon thotë se pavarësisht distancës së madhe, në këndvështrimin kozmik konsiderohet mjaft afër sa mund të quhet fqinje.

Gjuetarët e planetëve këto planete i kanë gjetur afër yllit xhuxh shumë të ftohtë. Dy nga këto kanë madhësitë e Tokës dhe u duhen dy ditë për t’u rrotulluar rreth yllit me madhësi të Jupiterit, transmeton Koha.net shkrimin e sotshëm të revistës “Nature”. Planetet janë tepër afër yllit që të mund të ishin të banueshme, por autorët e tekstit sugjerojnë se në të mund të jetë zona në të cilat do të mund të jetonin njerëzit. Planetet kanë rotacion sinkronik, kështu që një anë e tyre vazhdimisht është e kthyer nga ylli, sikurse Hëna rreth Tokës.

Hulumetuesit kanë vënë re edhe planetin e tretë, por nuk ka informata të mjaftueshme që të përshkruajnë si dy të parat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat