Fjalët e fundit të 33 njerëzve të famshëm: Çfarë thanë në shtratin e vdekjes

Speciale

Fjalët e fundit të 33 njerëzve të famshëm: Çfarë thanë në shtratin e vdekjes

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:18

Ndoshta ato fjalë janë të mbushura me dije, një shaka e fundit, por ndoshta edhe një konfirmim se kush do të marrë atë që ndodhet në testament.

Prekëse, qesharake, të trishtuara e të çuditshme – fjalët e fundit mund të jetë po me aq impakt sa dhe vetë e gjithë jeta.

Ju sjellim 33 prej tyre:

1 – Joseph Wright ishte një gjuhëtar që redaktoi Fjalorin Anglez me Dialekt. Fjala e tij e fundit ishte:“Fjalor”.

2 – Fjala e fundit e artistit italian Raphael ishte: “I lumtur”

3 – Kompozitori Gustav Mahler vdiq në shtrat, duke kryer një orkestër imagjinare. Fjala e fundit ishte: “Moxart”

4 – Frank Sinatra vdiq pasi tha: “Po e humb!”

5 – Fjalët e fundit të Xhorxh Oruell ishin: “Në moshën 50 vjeçare, të gjithë kanë fytyrën që meritojnë”. Ai vdiq në moshën 46-vjeçare.

6 – Filozofi Zhan Pol Sartri u kthye nga gruaja e tij Simone de Beauvoir dhe i tha: “Të dua shumë e dashura ime”.

7 – Nostradamusi bëri një parashikim të fundit të saktë kur tha: “Nesër, në agim, nuk do të jem më këtu” dhe kishte të drejtë.

8 – Autori Vladimir Nabokov ishte gjithashtu një entomologjist, veçanërisht i interesuar për fluturat. Fjalët e tij të fundit: “Një flutur e sigurtë ka gjithnjë krahë”.

9 – Marie Antoinette ndaloi pranë ekzekutuesit të saj drejt gijotinës dhe tha: “Më fal, Zot”.

10 – Kur Sir Isak Njutoni vdiq, ai ishte i përulur. Ai tha: “Nuk e di si i dukem botës. Por unë e shoh veten si një djalë që ka lozur në breg të detit duke mbledhur guralecë, dhe një oqean i tërë që shtrihet para meje”.

11 – Leonardo Da Vinçi ishte gjithashtu modest dhe tha: “E kam fyer Zotin dhe njerëzimin pasi vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur”.

12 – Richard Feynman, një fizikan, autor, muzikant, profesor dhe udhëtar vdiq në Los Anxheles në vitin 1988. Fjalët e tij të fundit: “Do e urreja të vdisja dy herë. Është kaq e mërzitshme”.

13 – Ndërsa Benjamin Franklin shtrihej në prag vdekje në moshën 84-vjeçare, vajza e tij i tha që të ndryshonte pozicion në shtrat që të merrte frymë më mirë. Fjalët e fundit të Benjamin drejtuar vajzës ishin:“Një person gati për të vdekur nuk mund të bëjë asgjë lehtë”.

14 – Charles “Lucky” Luciano ishte një gangster i famshëm që ndihmoi amerikanët me mafian siçiliane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thuaj Xhorxhit që historinë time ta tregojnë në filma”. Dhe dëshira e tij u realizua. Shumë filma të Hollivudit janë bërë për të.

15 – Arthur Conan Doyle, që shkroi veprat e Sherlok Holmsit vdiq në moshën 71-vjeçare në oborrin e tij. Ai u kthye nga bashkëshortja dhe i tha: “Je e mrekullueshme” dhe më pas vdiq.

16 – Shkrimtari T.S.Eliot pëshpëriti vetëm një fjalë para se të vdiste: “Valerie!” (Emri i bashkëshortes së tij)

17 – Përpara se Ernest Heminguei të vetëvritej ai i tha bashkëshortes së tij Mary: “Natën e mirë kotelja ime”

18 – Ndërsa vdiste Alfred Hitchcock tha: “Askush nuk e di fundin. Dikush duhet të vdesë që ta dijë me saktësi se çfarë ndodh pas vdekjes”.

19 – Vladimir Lenin në prag të vdekjes i tha “Bravo, qen i zgjuar” një qeni që i solli një zog të ngordhur.

20 – Sipas motrës së tij Mona, fjalët e fundit të themeluesit të Apple Steve Jobs ishin “Oh uau, oh uau, oh uau”.

21- Në përkujtimin e saj të vitit 2014, ish-e fejuara e Elvis Preslit, Ginger Alden kujtoi fjalët e fundit që ai tha para vdekjes në vitin 1977. Gjatë një nate pa gjumë, Presley i tha Alden, “Do të shkoj të lexoj në banjo”.

22- Fjalët e fundit të filozofit Karl Marks, njeriut që themeloi komunizmin ishin: “Fjala e fundit u përket budallenjve që nuk kanë folur mjaftueshëm”

23- Fjalët e fundit të Arkimedit ishin: “Qëndro largo diagramës time or mik”. Arkimedi u vra gjatë Luftrave Punike. Sipas historianit Plutark, ushtari e urdhëroi Arkimedin të ikte me të, por ai refuzoi pas nuk çohej pa zgjidhur problemin. Ushtari e vrau. E si mund të vdiste ndryshe një matematicien i madh?

24-Napoleon Bonaparti, strategu ushtarak dhe lider politik i mbylli sytë duke menduar për Francën dhe bashkëshorten e tij. Fjalët e fundit ishin: “Franca, ushtria, kreu i ushtrisë, Jozefina”

25 – August Çezari, perandor i Romës, fjalët e fundit: “E gjeta Romën në baltë, po e lë në mermer”.

Gjithashtu miqtë e tij rrëfejnë se gjatë fundit të tij, ai ka thënë: “A nuk e luajta mirë pjesën? Atëherë më duartrokisni”.

26- Joe Di Maggio, lojtar bejsbolli: “Më në fund e pashë Merilin Monronë”. I famshmi Di Maggio pati një martesë me bionden më të famshme të të gjitha kohërave.

27 – Fjalët e fundit të Charles Darvin, teoricieni i evolucionit: “Nuk kam aspak frikë nga vdekja”. E si mund të ndodhte ndryshe?

28 – Bob Marley, muzikant, fjalët e fundit: “Paratë nuk mund të blejnë jetën”. E vërtetë.

29 -Mësohet se Ludvig van Beethoven, që ishte i shurdhër në fund të jetës së tij të ketë thënë: “Unë do të dëgjoj në parajsë”, ndërsa disa të tjerë sugjerojnë se ka thënë: “Duartrokisni miq, komedia përfundoi”.Por ka të tjerë që thonë se pasi një publicist i solli kompozitorit 12 shishe verë, fjalët e tij të fundit ishin: “Sa keq, shumë vonë”.

30- Pak përpara vdekjes, Thomas Edison (shpikësi i llampës) doli nga koma, hapi sytë dhe i tha gruas së tij: “Është shumë bukur këtu”. Thuhet se i referohej pamjes nga dritarja.

31- Disa e konsiderojnë Pablo Picasso-n si piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të. Fjalët e fundit të tij ishin: “Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më”.

32- Shqiptarja Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaloi më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit. Fjalët e fundit të shenjtores ishin: “Jezus të dua. Jezus të dua”.

33- Winston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore. Fjalët e fundit ishin: “Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha”. Legjendare, ashtu si edhe ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat