2 maji në histori

Speciale

2 maji në histori

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:05

2 maj 1497 - Eksploruesi italian, John Cabot, niset në kërkim të një rruge nga veriu drejt perëndimit për në Azi. Me një anije të vogël, financuar nga Anglia, Kabot, së bashku me një nga 3 djemtë e tij eksplorues, zbarkon më 27 qershor në Labrador, Newfoundland, ose Cape Breton (nuk dihet saktësisht), dhe e shpalli Amerikën veriore territor anglez. Kabot eksploroi bregdetin dhe emërtoi shumë nga ishujt kanadezë, duke menduar se kishte mbërritur në Azinë verilindore.

2 maj 1776 - Franca dhe Spanja bien dakord për të furnizuar me armë të ashtuquajturit rebelë amerikanë në luftën e tyre për pavarësi nga Anglia.

2 maj 1824 - Goethe shkon në Ettersberg (sot Buchenwald ) për pushime dhe këtë përvojë e përshkruan në veprat e veta. Johann Wolfgang von Goethe (gjerman) ishte jo vetëm shkrimtar, por edhe piktor, shkencëtar, biolog, fizikant teorik, dhe dijetar. Faust i tij është quajtur një nga veprat më të mëdha dramatike të letërsisë moderne evropiane. Vepra të tjera të njohura letrare përfshijnë edhe poezitë e tij të shumta. Vdiq më 1832.

2 maj 1928 - Gratë e Korçës organizuan grevën e bukës, që ishte një nga grevat e para të këtij lloji në Shqipëri.

2 maj 1988 - Piktura "Search" nga Jackson Pollock shitet për 4,8 milionë dollarë. Pollock njihet si piktor amerikan me ndikim dhe figurë e rëndësishme në lëvizjen abstrakte ekspresioniste. Stili i tij i pikturimit me spërkatje boje është cilësuar "unik".

2 maj 1998 - Themelohet në Bruksel Banka Qendrore Evropiane, me qëllim për të përcaktuar dhe zbatuar politikën monetare të Bashkimit Evropian.

2 maj 2011 - Osama bin Laden, organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit dhe njeriu më i kërkuar i FBI-së, u vra nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara në Abbottabad, Pakistan.

2 maj 2012 - Një version i pikturës “The Scream” (Ulërima) të piktorit norvegjez Edvard Munch, shitet për 120 milionë dollarë në Nju-Jork. Transaksioni vendosi një rekord të ri botëror për një vepër arti e shitur me ankand.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat