Zbulohen në Spanjë 600 kg monedha romake

Speciale

Zbulohen në Spanjë 600 kg monedha romake

Më: 29 prill 2016 Në ora: 17:45

Arkeologët zbuluan dje mijëra monedha romake në një zonë ndërtimi në qytetin jugor spanjoll të Tomares, në periferi të Seviljes. Lajmi është bërë i ditur sot nga media lokale.

“Monedhat prej argjendi dhe bronzi datojnë nga shekulli III dhe IV pas Krishtit”, deklaroi Ana Navarro, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik të Seviljes. “Pesha e tyre është rreth 600 kilogramë”, shtoi ajo. Monedhat u gjetën në 19 amfora, që përdoreshin shumë nga romakët dhe grekët antikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat