28 prilli në histori

Speciale

28 prilli në histori

Më: 28 prill 2016 Në ora: 07:45

1192 – Vritet në Tyre (Liban), Conrad i parë, mbreti i Jeruzalemit, dy ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Vrasja u krye nga hashashinët, sekt i formuar në fund të shekullit të 11-të. “Assassin” “Vrasës’, nga arabishtja Hashishin “përdorues hashashi”.

1686 – Isak Njutoni boton vëllimin e parë të librit të tij “Principia”, më pas do të botonte edhe 2 vëllime të tjera (Parimet Natyrore të Matematikës), ku ai shpjegon ligjet e lëvizjes. Asnjë vepër shkencore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e filozofëve sesa Principia.

1908 – Në Moravi lindi Oskar Schindler, biznesmen austriak – subjekt i romanit “Arka e Shindlerit” (1974) dhe më pas i filmit Lista e Shindlerit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Schindler dhe gruaja e tij, Emilie, u vendosën in Regensburg, Gjermani, deri në vitin 1949, kur emigruan në Argjentinë. Në vitin 1962, Yad Vashem i dha Schindlerit titullin “Të ndershmit mes Kombeve” në njohje të përpjekjeve të tij për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit nazist. Emilie u nderua në mënyrë të ngjashme në vitin 1993. Schindler vdiq në Gjermani më 1974 – kishte mbetur i varfër dhe i vetmuar. Disa nga hebrenjtë që Shindleri kishte ndihmuar të mbijetonin mblodhën ndihma financiare për transferimin e trupit të tij për t’u varrosur në Izrael. Historia e Shindlerit tërhoqi shumë vëmendje në sajë të filmit “Lista e Shindlerit” me regji të Stiven Spielbergut (1993), bazuar në një roman të vitit 1983 nga Thomas Keneally.

1912 – Themelohet zyrtarisht “Vatra”. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës “Besa – Besë”.

Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi.

1939 – Hitleri mban një fjalim në Parlament, ku njeh dhe miraton pushtimin e Shqipërisë nga Italia, duke përgëzuar Musolinin për sigurimin e “hapësirës jetike” për fashizmin, ashtu si Gjermania po përpiqej për nacional-socializmin.

1945 – Ekzekutohet Benito Mussolini nga partizanët italianë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat