John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare

Speciale

John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare

Nga: Nga Roland Qafoku Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:53

Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në botë.


Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.


Nuk është vetëm ushtaraku me gradën toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë luftë dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë, ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare.


Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony.


Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane.


Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën.


Vëllai i nënës së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA në Hollandë.


Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon.


Ndërkohë, familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.


Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje.


Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat