Valët gravitacionale. A mund të vërtetohet teoria e Ajnshtajnit?

Speciale

Valët gravitacionale. A mund të vërtetohet teoria e Ajnshtajnit?

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:19

Shkencëtarët mund të jetë gati në zbulimin e të ashtuquajturave valë gravitacionale, që janë valë të pakapshme në strukturën e hapësirës dhe kohës, që janë krijuar nga objekte masive në univers.

Pavarësisht shumë dekadave kërkim, shkencëtarët kurrë nuk ishin në gjendje që t’i shihnin ato. Por kjo pritet të ndryshojë.

Janë përhapur zërat në mesin e fizikanëve që hulumtuesit kanë zbuluar valët gravitaconiale për herë të parë në histori, një shekull pasi ato ishin propozuar si teori nga Albert Ajnshtajn.

Besohet se një eksperiment i quajtur ‘Ligo’ ka kapur sinjalet nga këto valë vetëm disa muaj pas linçimit dhe rezultatet e këtij eksperimenti pritet të zbulohen të enjten.

“100 vjet pasi Ajnshtajni parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale, Fondacioni Kombëtar i Shkencës mbledh shkencëtarë nga Caltech, MIT dhe Ligo për të përditësuar komunitetin shkencor në përpjekje për t’i zbuluar ato”, thanë organizatorët e eksperimentit Ligo.

Nëse këto valë konfirmohen, zbulimi premton revolucionarizim të fizikës dhe astronomisë, duke siguruar një mënyrë krejtësisht të re të kuptimit të universit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat