Si na ndihmuan ujqërit për të mposhtur neandertalët

Speciale

Si na ndihmuan ujqërit për të mposhtur neandertalët

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 16:15

Zhdukja e neandertalëve shpesh i atribuohet konkurrencës me njerëzit modernë, të cilët pasi që kishin arritur në Evropë, duket t’i kishin shtyrë rivalët e tyre kah zhdukja për vetëm disa mijëra vjet. Derisa shumë paleontologë besojnë se paraardhësit tanë mbizotëruan për shkak të aftësive dhe armëve superiore, profesoresha Pat Shipman nga Universiteti shtetëror i Pensilvanisë mendon se ata kishin pasur nevojë për pak ndihmë.

“Asokohe, njerëzit modernë, neandertalët dhe ujqit, që të gjithë ishin gjuetarë të rryer dhe garonin midis vete në vrasjen e mamuthëve dhe të barngrënësve të tjerë të mëdhenj”, thotë ajo.

“Por, më pas ne krijuam aleancë me ujqit dhe, ky do të duhej të ketë qenë fundi i neandertalëve”. Mendohet se njerëzit modernë kishin filluar me zbutjen e ujqve menjëherë pasi që kishin mbërritur në Evropë, kur edhe lindi shoku më i mirë i njeriut qeni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat