Pesë fakte që nuk i keni ditur për Jul Çezarin

Speciale

Pesë fakte që nuk i keni ditur për Jul Çezarin

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 06:57

Jul Çezari është figura më e famshme antike e Romës. Një politikan dhe gjeneral brilant, arritjet dhe ndikimi i tij ishin aq domethënëse sa që në gjuhë të tjera ka fjalë që rrjedhin nga emri i tij si “sundues”, “kaiser” në Gjermani, “car’ në Rusi. Ai madje kishte edhe muajin e tij “quintilis”, muaji në të cilin Çezari lindi, që mori emrin Julius (July), korrik, në nder të tij.
Zbuloni më shumë për personin, motoja e fushatës ushtarake të të cilit ishte: “Veni, vidi, vici,”, “Erdha, pashë, fitova”.

Ai nuk kishte prejardhje çezariane

Gaius Julius Caesar erdhi në jetë më 13 korrik të vitit 100 para Lindjes së Krishtit, por ndryshe nga besimi popullor, ai nuk kishte prejardhje çezariane. Në fakt nëna e Çezarit, Aurelia, jetoi deri në vitin 54 p.e.s gati gjysmë shekulli pas lindjes së djalit të tij. Sipas burimeve, origjina e emrit Çezar i atribuohet një prej paraardhësve të Çezarit. Origjina të tjera të emrit të tij janë sugjeruar.

Ai u rrëmbye nga piratët

Në vitin 75 p.e.s, Cezari, atëherë në mesin e të 20-tave, i dërguar nga Roma drejt ishullit te Egjeut e Rodosit, një qendër e njohur e mësimit ku ai kishte planifikuar për të studiuar me Apollonius, një gojëtar grek, nxënës i të cilit kishte qenë edhe Cicero, i cili u bë një nga oratorët më të famshëm të Romës së lashtë.

Megjithatë, përgjatë rrugës në Rodos, anija e Cezarit u rrëmbye nga piratët në brigjet jugperëndimore të Azisë së Vogël. Kur rrëmbyesit e tij kërkuan një çmim shpërblim për lirimin e tij, Cezari tha se shifra ishte shumë e ulët dhe këmbënguli të kërkohej një shumë më e madhe. Përfundimisht, shifra më e lartë u ngrit dhe Cezari u lirua. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi hakmarrje ndaj ish-rrëmbyesve të tij që më pas i kishte ekzekutuar.

Jeta e tij dashurore ishte e komplikuar

Çezari u martua me gruan e tij të parë, Kornelia, në vitin 84 p.e.s., kur ai ishte një adoleshent. Brenda disa viteve, një gjeneral i quajtur Lucius Cornelius Sulla u bë diktator i republikës romake dhe urdhëroi ekzekutimin e të gjithë atyre që konsideroheshin armiq të shtetit. Njerku i Çezarit, Lucius Cornelius Cinna kishte qenë një rival i Sulla-s. Si rezultat, Sulla urdhëroi Çezarin të divorcohej nga Kornelia, por Çezari refuzoi.

Duke ditur se një kundërshtim i tillë mund t’i kushtonte atij jetën, Çezari u largua nga Roma. Gjatë kohës së tij në arrati, ai u sëmur me malarie dhe më pas u kap nga një prej njerëzve të Sulla-s, të cilët e detyruan Çezarin të paguante një ryshfet të madh, pothuajse të gjitha paratë e tij, në mënyrë që të mbetej i lirë. Përfundimisht, Sulla u bind që ta linte Çezarin të kthehej në Romë, ku ai u ribashkua me Cornelia. Çifti kishte një vajzë, Julia Caesaris, në vitin 76.

Kornelia vdiq në vitin 69 para Krishtit, dhe dy vite më vonë Cezari u martua me Pompéia, një nga mbesat e Sulla-s. Por pas disa ngjarjeve të ndodhura në marrëdhënien e tyre, Çezari vendosi të divorcohej nga Pompeia pasi kishte dyshime

Cezari u martua me gruan e tij të tretë, Kalpurnia, në vitin 59, dhe mbeti e martuar me të deri në vdekjen e tij. Ai gjithashtu kishte dashnore të shumta, duke përfshirë edhe Kleopatrën, mbretëreshë egjiptiane, dhe një grua me emrin Servilia, djali i së cilës Mark Bruti mori pjesë në vrasjen e Çezarit.

Çezari kishte një djalë me Kleopatrën

Në vitin 48 p.e.s Çezari shkoi në Egjipt për të mposhtur një nga rivalët e tij, gjeneralin romak Pompei dhe ndërsa ishte atje u njoh me Kleopatrën, e cila ishte e përfshirë në një luftë civile me vëllain e saj më të vogël. Kur Kleopatrën e ndaluan të takonte Çezarin në pallatin e tij, ajo ishte futur fshehurazi në një qese lavanderie për ta takuar atë për herë të parë, sipas disa historianëve. Çezari dhe Kleopatra patën një marrëdhënie së bashku që solli në jetë djalin e tyre, Ptolemeun Çezar. Egjiptianët i referoheshin atij si Çezarioni, që do të thotë Çezar i vogël.

Pak kohë pas vrasjes së Çezarit në vitin 44, vëllai i Kleopatras gjithashtu u vra. Edhe pse nuk u provua kurrë, ka dyshime se ishte vetë Kleopatra që e helmoi të vëllain, në mënyrë që të bënte bashkë-sundues djalin e saj Çezarion. Ai u njoh si Ptolemeu XV.

Në vitin 31, ushtritë e Kleopatrës dhe të dashurit e saj Mark Antoni u mundën në Betejën e Aktium nga Oktaviani, nipi i madh i Çezarit që ishte trashëgimtar i zgjedhur. Vitin që pasoi të dy edhe Mark Antoni dhe Kleopatra kryen vetëvrasje duke e lënë Çezarionin, sundues të vetëm të Egjiptit.

Çezari konsiderohet babai i vitit të brishtë

Përpara se Çezari të vinte në pushtet, romakët përdornin një sistem kalendarik të bazuar në ciklin hënor, që e diktonte vitin me 355 ditë. Sistemi ishte 10 ditë më i shkurtër se viti diellor, sasia e nevojshme e kohës që i duhet Tokës të bëjë një rrotullim të plotë rreth diellit. Kalendari ishte shumë konfuz për disa. Dhe pasi u konsultua me astronomët më të mirë, Çezari vendosi një sistem të ri, kalendarin Julian, që hyri në fuqi në vitin 45, dhe do të kishte 365 ditë në vit.

Duke qenë se kalendari duhet të ishte në përputhje me sistemin diellor, Çezari shtoni një ditë ekstra çdo katër vjet, që quhet viti i brishtë. Kalendari Julian ekzistoi deri në fund të shekullit të 16, pasi u zëvendësua nga një version më i modifikuar, Kalendari Gregorian, që përdoret edhe sot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat