Te molla e kuqe

Speciale

Te molla e kuqe

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:32

Këto janë aratë e fshatit Katun, afër Aleksincit, dikur Sangjaku i Nishit. Këtu dikur egzistonte një doganë, në mes të perandorisë Osmane dhe të ashtuquajturit shtetit serb. Ky vend nga shqiptarët quhej molla e kuqe, dhe ishte i banuar terësishte me shqiptarë.

Shqiptarë kishte edhe në anën tjetër të kufirit deri në afërsi të Beogradit e që në atë kohë mbroheshin prej Austrohungarezeve nga një marrëveshje që ishte bërë në mes të Perandorisë Osmane dhe asaj Austrohungareze në atë kohë.

Me marrëveshje mbroheshin të gjitha etnitë muslimane që jetonin në Perandorinë Austrohungareze, në shtetin serb, malazez, dhe atë bullgar.

Po ashtu me marrëveshje edhe pakicat krishtere, si ortodoks dhe katolik mbroheshin me ligj dhe ishin të privilegjuar në territorin e Perandorisë Osmane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat