Cilat janë kështjellat më të bukura të botës (Foto)

Speciale

Cilat janë kështjellat më të bukura të botës (Foto)

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 16:16

Ato janë shumë, por si çdo gjë tjetër edhe ato i nënshtrohen një renditjeje, e cila në sytë e profesionistëve shpesh ndryshon. Ajo që i bashkon është përpjekja për të arritur perfeksionin dhe mrekullinë. Thesare të gjalla të njerëzimit, ato janë të gjitha për t’u shijuar.

1 – Kështjella Windsor, Britani e Madhe

Është vendi i preferuar i Mbretëreshës. “Windsor” ndodhet rreth 30 milje larg Londrës, në mes të kontesë “Royal Berkshire”. Henry II i Anglisë, ndërtoi në vitin 1170 “Round Tower”, pjesën më të vjetër të kështjellës.

2 – Sanssouci në Potsdam, Gjermani

Siç dëshmon dhe emri i saj “Sans souci” (pa shqetësim) që shkruhet në anën ku ndodhen kopshtet e kështjellës, kjo rezidencë verore është përdorur rëndom nga Frederiku i Madh i Prusisë për takime filozofike, muzikore dhe ato letrare. U ndërtua në vitet 1745 – 1747. Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

3 – Kështjella e Edinburgut, Skoci

Kështjella e Edinburgut është e pashmangshme për t’u vizituar kur je në kryeqytetin e Skocisë. Mbretëresha e Skocisë, Mary, në vitin 1566 lindi atje të birin, James I., që më vonë u bë Mbret i Anglisë dhe i Skocisë.

4 – Pallati mbretëror i Tajlandës

Pallati Mbretëror i Tajlandës përfshin më shumë se 100 ndërtesa të ndryshme, në një sipërfaqe prej më shumë se 2,6 kilometrash katrorë. Kush dëshiron ta vizitojë atë duhet të vishet me veshje të veçantë, pasi aty gjendet edhe tempulli zyrtar budist i Tajlandës, Wat Phra Kaeo.

5 – Kështjella e “Saint-Michel”, Francë

E ndodhur mes Normandisë dhe Bretanjës, mes Cancale dhe Granville, kështjella e mrekullueshme gjendet mes një bazamenti jo të qëndrueshëm nga pikëpamja gjeologjike. Në kështjellën rreth 46 metra të lartë mbi një shkëmb graniti, sot jetojnë akoma murgj benediktinë. Trashëgimi e UNESCO-s

6 – Pallati i Versajës, Francë

Në fillim, Luigji i XIII e ndërtoi atë në lokalitetin me të njëjtin emër pranë Parisit në vitin 1623 si një resort gjuetie. I biri, Luigji XIV., e shndërroi atë më pas në një kështjellë përrallore, që sot personifikon në Europë periudhën barok. Qysh prej vitit 1979, ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore

7 – Kështjella Alhambra në Granada, Spanjë

Në këmbët e Sierra Nevada-s mbi qendrën e qytetit të Granadas, ndodhet njëri ndër atraksionet më të mëdha të Europës: Parku apo kështjella e Alhambras. Ajo ishte bastioni i fundit i maurëve në Spanjë dhe në vitin 1492, ra në duar të mbretërve katolikë.

8 – Kështjella e Osakës, Japoni

Ajo është simbol i qytetit të Osakës, metropolit të tretë të Japonisë. U ndërtua në mes të shekullit të 16. Ajo është shkatërruar shpesh përgjatë kohërave, së fundmi ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore. U rinovua përfundimisht në vitin 1997 dhe përmban edhe një ashensor

9 – Kështjella e Neuschwanstein, Gjermani

Në lokalitetin Schwangau, jo larg nga rajonet jugore të Bavarisë, gjendet kështjella e famshme e Neuschwanstein-it (Nojshvajnshtajn). Me 1,4 milionë vizitorët në vit, ajo renditet si njëra ndër kështjellat më të vizituara të botës. E ndërtoi Mbreti Ludwig II në vitet ’80 të shekullit të 19. Por ai vdiq gjashtë javë para mbarimit të saj

10 – Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, Paris

Në fund renditet ajo që vizitohet nga 14,2 milionë vizitorë, të cilët veç saj shijojnë edhe “Disneyland” në Paris. Sidoqoftë, me një lartësi prej 50 metrash, Kështjella e Bukuroshes së Fjetur, u krijua duke pasur si shembull pikërisht Kështjellën e Nojshvajnshtajnit në Gjermani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat