Der Spiegel: Pasqyra e Enver Hoxhës ishte… Titoja!

Speciale

Der Spiegel: Pasqyra e Enver Hoxhës ishte… Titoja!

Nga: Fitim Dika Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:09

Një ndër mediat më të fuqishme Gjermane pas luftës së dytë botërore, Der Spiegel, i ka kushtuar rëndësi figurës së Enver Hoxhës dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri gjatë 1948. Në atë kohë Shqipëria akoma ishte mike me Jugosllavinë fqinje dhe është interesante sesi përshkruhet nga gazetarët e kohës.

Në artikullin me titull “Albanische Unschuldsengel”, 20.03.1948, Der Spiegel shkruan se zgjedhjet në Shqipëri kaluan pa probleme dhe se Partia Komuniste fitoi 95% të votave, ngjashëm si në 1945. Por ajo që bie në sy është ngritja e Enver Hoxhës, edhe pse ishte komunist i vonshëm.

“Ngritja e menjëhershme e Hoxhës erdhi befasisht, pasi Sovjetikët përkrahën më shumë Sejfulla Malishovën; ndërsa Enver Hoxha u bë anëtar i Partisë Komuniste shumë kohë pas themelit të saj, pavarësisht se ka mbajtur kontakte me komunistët. Ai avancoi shpejt derisa me 44-ën u shpall gjeneral i Frontit Nacional Çlirimtar.” Shkruan mes tjerash Der Spiegel.

“Më 1944, pas kapitullimit të Italisë fashiste, Hoxha shpallet kryeministër dhe prej atëherë nuk e ka lëshuar postin,” vazhdon më tej artikulli.
Enveri “imitonte” Josip Broz Titon
Interesante është shpjegimi sesi Titoja ishte pasqyrë në çdo drejtim të Enverit, që nga mënyra sesi luftonte fenë, deri te uniforma që veshte.

“Pasqyra e Enverit është Titoja. Që nga emërtimi i institucioneve, lufta kundër klerit, por edhe uniformat që vesh, të gjitha i kopjon nga Titoja,” shkruan në artikull duke përmendur konkretisht emrin e hekurudhës, që Enveri e emërtoi “Hekurudha e Rinisw”, njëlloj si fqinjët.
Më pas shkruan për izolimin e shtetit shqiptar që s’ka kontakte me botën perëndimore perveç me Francën, si dhe për vrasjet e shumta, ku edhe pse Shqipëria ka 1 milion banorë janë vrarë 30.000 të tillë, legalisht ose ilegalisht./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat