SPECIALE/ Kush janë 12 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Speciale

SPECIALE/ Kush janë 12 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:04

Policia britanike në bashkëpunim me organizatën “Crime Stoppers” ka publikuar listën e 12 shqiptarëve më të kërkuar për krime të ndryshme në shtetin ishullor. Listën të cilën e posedon TemAOnline, e kryeson Ilir Kumbaro ish drejtues i lartë i SHIK I cili iu zhduk policisë londineze tek sa po i zhvillonte seancat e procesit të ekstradimit në gjëndje të lirë. Ndërkohë sipas të dhënave mendohet se 360 është numri shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli të cilët janë të shpallur si të kërkuar nga drejtësia shqiptare për krime të kryera në Shqipëri.

Ilir Kumbaro- (62 vjec). Që prej 1 Dhjetorit 2011 kur nuk u paraqit në gjykatën e Londrës në seancën e eketradimit ish zyrtari I lartë I SHIK është shqiptari më i kërkuar në Angli. Ish shefi i shërbimit sekret kishte marrë dokumentet e qëndrimit në UK duke pretenduar se ai ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri, kur ai arriti në Britani në gusht 1996. Fillimisht skuadra angleze e ekstradimeve deklaroi se Kumbaro mund te fshihej ne Angli. Kjo skuadër ka angazhuar disa oficerë të saj për të gjurmuar vendfshehjen e Kumbaros por pa rezultat.

Elidon Habilaj (35 vjeç). Përpara 13 vjetësh kishte kërkuar azil në Londër si kosovar me emrin Bekim Ademi, duke fituar përmes mashtrimit shtetësine britanike, por edhe duke mundur të punësohet më pas në Policinë Metropolitane të Londrës. Madje edhe në Agjencinë britanike të Luftës kundër Krimveve të Rënda dhe Serioze, SOCA. Habilaj u pikas pas një verifikimi të profilit të tij të identitetit nga kjo agjenci. Për këto akuza të përfitmit përmes mashtrimit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 18 muaj burg në mungesë nga Gykata Snaresbrook në Londrën lindore, pasi ai i iku policisë nga gjykimi në gjendje të lirë. Besohet se fshihet në qytetin e Vlorës.

Alex-SHYTI . Përdor edhe identitetin si shtetas grek Georgios TSOULOS. Ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Shqiptari akuzohet se ka aksidentuar Ricky Burlton, një 20 vjeçar nga Londra, që vdiq pasi u godit me makinë ndërsa ecte në rrugë mëngjesin e 4 qershorit 2010. Mendohet se fshihet në fshatin Ngracan të Fierit nga ku e ka edhe origjinën.

Ardian Bujaj-(40 vjec) Në kërkim nga policia e Oksfordit për posedim dhe shpërndarje kokaine me vlerë 500.000 stërlina. Në grupet kriminale të Mancesterit,Derbyt dhe Londrës njihet me pseudonimin “ ‘Albanian Danny’ duke pretenduar se është shtetas Dyshohet se udhëton me dokumente të falsifikuara.

Defrim Iseberi (38) vjec) përdor edhe emrin Agim Mema, kërkohet pasi vrau me armë një roje sigurije në vitin 1997. Policia angleze beson se ai fshihet në zonën Midlands, Leeds dhe Londër.

Hysni Sokolaj (40 vjec) Kërkohet për trafikimin disa vajzave për qëllime prostitucioni në Belgjikë dhe Angli. Mendohet se fshihet në Londër,Leicester dhe Chesthunt në Hertfordshire.

Muharrem Denmarku (23 vjec). Kërkohet të merren të pyetje nga policia për rastin e një përdhunimi të një 17 vjecareje. Për herë të fundit ai është parë në qytetin e Mancesterit.

Abri BUCPAPAJ. Kërkohet për përdhunim, dhe rrahje të një gruaje dhe fëmije. Fshihet në zonat Harroë, Barnet, Brent dhe Londër.

DORIAN GRECI (35 vjec) përdor edhe dy indetitete të tjera ANTONIO BACI dhe ZAMIR RACI.Kërkohet për plagosje me thikë të një shqiptari. Nuk u paraqit në gjykatë datën e gjygjit.

Albert HAXHIA Gjykata ka lëshuar një urdhër arresti në lidhje me posedimin për qëllim shitje të një sasie kokaine në qytetin e Oksfordit.

ARBEN NUREDINI (39 vjec) . Përdor edhe emrin Arben Alizoti është shpallur në kërkim nga Sussex Police pasi në vitin 2005 është arratisur nga burgu ku vuante një dëmin prej 7 vitesh burg për plagosje.

Afrim BARDHOSHI- (40vjec). Përdor edhe emrin James. Kërkohet për tu kthyer në vëndin e vuajtjes së dënimit. Rezident në zonë e Ëatford por ka lidhje edhe me zonat Barnet/Enfield dhe Grimsby ku mund të fshihet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat