Vladi dhe Juri: Si Putini po zbaton leksionet e Afganistanit në Siri

Speciale

Vladi dhe Juri: Si Putini po zbaton leksionet e Afganistanit në Siri

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:37

Partia marksiste afgane, e humbi shpejt kontrollin e vendit në favor të muxhahedinëve, ndërsa shefi i KGB-së, Andropov paralajmëroi se humbja e Afganistanit, do të destabilizonte të gjithë republikat sovjetike të Azisë Qëndrore.

Andropovi bindi një Leonid Brezhnjev të sëmurë, se ajo fushatë do të ishte një fitore e lehtë dhe pa kosto të mëdha. Në vitin 1956, Andropovi kishte qenë ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Hungari, që bëri thirrje për ndërhyrjen sovjetike atje, e cila e mbajti në Budapestin në Paktin e Varshavës. Por bota islame nuk është Evropa Lindore.

Sovjetikët u përballën me një stuhinë e një kundërshtie të ashpër islamike në Afganistan. Ditë pasi forcat ajrore elitë sovjetike pushtuan Kabulin (duke e zëvendësuar beniaminin e tyre komunist me një tjetër, pas një shkëmbimi zjarri në pallatin presidencial), mbreti saudit Fahd i premtoi Pakistanit, se do të financonte rezistencën e muxhahedinëve ndaj agresionit sovjetik.

Fahdi e vendosi Princin e atëhershëm Salman, guvernatorin e Riadit, në krye të punës për mbledhjen e fondeve private për afganët. Salman arriti të grumbullojë dhjetëra miliona dollarë, fillimisht duke kaluar paratë CIA dhe shërbimit inteligjent saudit për muxhahedinët dhe aleatët e tyre pakistanezë. E gjithë bota islame u mobilizua nga Fahdi kundër Moskës.

Sovjetikët nuk e furnizuan kurrë si duhet për luftën. Në përpjekjen e tyre më të madhe, ata dërguan në Afganistan vetëm 100 mijë trupa, shumë pak për të qetësuar vendin. Kur u bë shef i partisë komuniste, Andropovi e përshkallëzoi luftën në mënyrë të konsiderueshme, por sërish numri i forcave në terren nuk ishte e mjaftueshëm.

Rusia kishte dislokuar dyfishin e numrit të trupave në Hungari, një terren i sheshtë dhe i lehtë për t’u pushtuar, dhe kishte një ushtri të madhe në vitin 1979, por Kremlini nuk solli burime të mjaftueshme për të luftuar në Hindu Kush. Miliona afganëve u larguan për në Pakistan dhe Iran, dhe të paktën 1 milionë persona u vranë brenda Afganistanit, por muxhahidinët nuk u mundën.

Pasi Andropovi vdiq, Mikail Gorbaçov i tërhoqi trupat nga Afganistani. Armata e 40 e Ushtrisë së Kuqe u largua në turp. Muaj në vonë u shemb Muri i Berlinit, Pakti i Varshavës u shpërbë dhe Bashkimi Sovjetik u rrënua (Putin thotë se ishte fatkeqësia më gjeopolitike e shekullit XX-të).

Regjimi i Asadit ka sfilitur popullin e vet, duke nxitur milliona njerëz të emigrojnë dhe vrarë mijëra të tjerë, ashtu si komunistët afgane. Ai s’mund të rimarrë kontrollin e komuniteteve sunite dhe kurde në vend. Por Asadët kanë qenë klientë të Moskës që nga viti 1970, dhe humbja e tyre është me sa duket e papranueshme për Putinin.

Ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet Sirisë dhe Afganistanit. Së pari, Putin është duke u përpjekur të krijojë një minishtet mysliman alevit në Detin Mesdhe, dhe në jo të gjithë vendin. Latakia dhe Tartusi, janë prioritetet e Putinit. Alavistani që ai parashikon të ndërtojë, do të jetë një enklavë me lidhje me Damaskun dhe Alepon, por i izoluar nga pjesa tjetër e Sirisë.

Por edhe kjo zonë, do të kërkojë shumë trupa në terren për të mbijetuar. Vetëm fuqia ajrore, do të jetë e pamjaftueshme, ndërsa vetë ushtria siriane është tashmë shumë e dobët. Putini ka aleatë rajonalë, të cilët Andropovit i mungonin. Irani, Hezbollahu dhe militantët shiitë irakianë, kanë luftuar me Asadin për vite me rradhë.

Në vitet ‘80, Irani i mbështeti muxhahedinët, ndonëse ishte kryesisht i shqetësuar për luftën me Irakun. Trupat shiite iraniane dhe irakiane, e kanë rritur kohët e fundit numrin e tyre në Siri. Në përballjen rajonale saudito-iraniane, Rusia e ka vendosur veten në mënyrë të vendosur në anën e persëve dhe shiitëve. Së fundmi, Putin nuk ka një Pakistan për të luftuar me të.

Presidenti pakistanez Muhamed Zia Ul-Haq ishte armiku më i madh i Moskës në Afganistan, duke iu siguruar muxhahdinëve strehë të sigurtë, armë, trajnim dhe udhëheqje. Zia e fitoi luftën kundër Bashkimit Sovjetik, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet. As Jordania dhe as Turqia, nuk janë aq të prirur për t’u marrë me aq entuziazëm me çëshjten siriane, sa Pakistani u mor me dosjen afgane.

Por Riadi duket më shumë se i gatshëm për t’u bërë pjesë e konfliktit në Siri. Princi i kurorës Muhammed bin Najef, ka mbi tryezë planin për Sirinë, dhe misioni i tij do të jetë të krijojë një terren moçalor për trupat ruse, në mënyrë që ato të duan të kthehen në shtëpi sa më parë.

Mbreti Salman është i përgatitur të shpenzojë miliarda dollarë për të hequr qafe Asadin, dhe Muhammed bin Najef ka shumë përvojë në luftën e fshehtë. Sauditët nuk janë të përgatitur për të pranuar ndonjë kompromis me Asadin, ai duhet të largohet nga pushteti.

Dikur presidenti amerikan Xhimi Karter, iu përgjigj me vendosmëri, por fshehurazi, agresionit të Andropovit. Ai formoi një koalicion global për të mbështetur Zian dhe Fahdin. Më pak se dy javë pasi rusët pushtuan Kabulin, dërgesa e parë me armë e CIA-s, mbërriti në Karaçi. Karteri mori pak vlëerësim për etiketimin e Afganistanit si “Vietnami” i Rusisë, por ishte strategjia e tij ajo që mbizotëroi.

Presidenti Barak Obama, përballet me një sfidë shumë më të komplikuar në Siri. Prioriteti i tij është të luftojë Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën. Përpjekjet e tij për të krijuar muxhahedinët sirianë, gjithmonë me gjysmë zemre, janë dështime, dhe ai nuk ka një Zia. Në këto kushte, Obama do të duhet të mbështetet tek Muhamed bin Najef.

“Al-Monitor” – Bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat