Këto 12 gra vranë 775 ushtarë

Speciale

Këto 12 gra vranë 775 ushtarë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 09:48

​Është një foto e triumfit.
Këto 12 gra të reja, duke qeshur, përpara kameras në vitin 1945.

Pas kanë lënë katër vite luftë, katër vite vdekje dhe mbijetesë.

Ato janë snajperet më të mira të Luftës së Dytë Botërore.

Bilanci i tyre: minimumi 775 ushtarë gjermanë të vrarë.

Ekspertët përllogarisin se në vitin 1943, ushtria sovjetike kishte më shumë se 2 mijë snajpere femra.

Prej tyre mbijetuan nga lufta vetëm 500.

Mendohet se në total të gjitha snajperet kanë eliminuar mbi 12 mijë ushtarë.

Më e njohura e tyre ishte Ljudmila Pavlichenko, e cila ka vrarë mbi 300 ushtarë dhe oficerë kundërshtarë.

Kur u plagos dhe u detyrua të largohej nga fronti, ishte vetëm 25 vjeç.

Ajo u bë e para sovjetike, që u prit nga një president amerikan – Franklin D. Roosevelt- në Shtëpinë e Bardhë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat