Ju tregojmë Sulltanin që shpëtoi nga “zhdukja” Rusinë

Speciale

Ju tregojmë Sulltanin që shpëtoi nga “zhdukja” Rusinë

Nga: Fitim Dika Më: 5 tetor 2015 Në ora: 19:28

Në 1 Gusht 1711 u nënshkrua marrëveshja mes Rusisë së Car Pjetrit dhe Perandorisë Osmane të Sulltan Ahmedit III. Rusia pas humbjes së betejës duhej t’ia kthëje Perandorisë Osmane kontrollimin mbi detin Azov, ti japë dëmshpërblim secilin vit prej 40.000 zekinesh (monedhë ari në Lindje), ti tërheq trupat nga Polonia, të digjnin galerat që ishin në port dhe të shkatërronin fortesat, ndërsa armët ti mbeteshin sulltanit.

Por si erdhi deri te kjo marrëveshje?

Cari rus, Pjetri i Madh, që njihet për kthimin e Rusisë në Fuqi Botërore, dëshironte që pas fitores ndaj Karlit XII suedez, të arrinte fitoren edhe ndaj osmanëve, duke dashur të shtrijë Rusinë deri në Ballkan. Kjo luftë erdhi edhe si nxitje e Karlit XII, që impononte Portën e Lartë të fillonte një luftë ndaj Rusisë. Në atë kohë, Karli XII ndodhej si refugjat në Stamboll, pasi ikjes nga kapja rob prej rusëve në Betejën e Potlavës, 1709, Ukrainë. Lufta e re ruse-osmane, ndodhi në Lumin Pruth mes Moldavisë dhe Ukrainës pak pas asaj të Potlavës.

Ç’ndodhi gjatë Luftës

Pas kalimit të lumit Pruth nga ushtria e carit, e cila, veç ishte e pa ushqyer mirë dhe e lodhur nga udhëtimi i gjatë, i gjeti edhe një fatkeqësi tjetër: U rrethekuan nga jeniçerët osmanë. Të ndodhur në këtë gjendje, Cari i Madh, që ishte prezent në ekspeditë, kuptoi se ndodhej në fund të jetës dhe perandoria që kishte ngritur me aq mund e ngulm gjatë gjithë atyre viteve do shkatërrohej për një çast. Në këtë gjendje të mjerueshme, Cari i Moskës nisi një korrier që mundi të çajë rrethimin e ushtrisë armike duke i dhënë me vete letrën që vijon, origjinali i së cilës është ruajtur në kabinetin e Pjetrit në Pallatin Perandorak:

“Ju njoftoj se, i gënjyer nga këshilla të këqija dhe pa faj nga ana ime, ndodhem i mbërthyer këtu në kampin tim nga një ushtri osmane katër herë më e madhe se imja, pa ushqime dhe në pritje që të copëtohemi ose të biem robër, veçse nëse qielli na vjen në ndihmë në mënyrë të papritur. Po rashë rob i osmanëve, ju nuk do më quani më si carin dhe sovranin tuaj, dhe as të merrni në konsideratë çfarëdo urdhëri që mund t’ju vijë nga ana ime, edhe sikur të njihni se është shkruar nga dora ime. Por do të prisni që të vijë vetë personalisht. Nëse do të vdes këtu dhe do t’ju vijë konfirmimi i vdekjes sime, atëherë do të zgjidhni atë që është më i denjë mes jush për të qenë pasardhësi im”, duke përjashtuar indirekt djalin e tij nga froni.

Në këtë gjendje, Mbreti Karli XII kërkonte me ngulm kapjen rob të Carit, kjo edhe për shkak të inatit personal që i kishtë sjellë humbje në betejën e mëpërparshme; ndërsa si për çudi, kryeveziri Baltaxhi Mehmet Pasha dhe Sulltani Ahmed III, pas kërkimit të faljes nga Pjetri i Madh, ata lane të lire ushtrinë ruse duke mos vrarë e mos kapur asnjë rob. Më pas ata nënshkruan edhe marrëveshjen e mësipërme. Kjo u kundërshtua ashpër nga Karli XII që tregoi se ishte momenti të shkatërrohej Rusia njëherë e përgjithmonë dhe bile kjo ishte edhe në të mirë të osmanëve që të shtrinte ndikimin e saj deri në Moskë.
Por kërkesat e Karlit nuk u morën parasysh, pasi në atë moment, gjenerali dhe kryeveziri osman, Baltaxhiu u ngrit dhe tha se duhet të marr abdes dhe të falem.
Kjo është historia e viteve 1711, ku është edhe nisja e serive të luftrave ruse-osmane, por që kjo e fundit mund arrinte shkatërrimin mbase përfundimtar të Rusisë sipas shumë ekspertëve.
Pas faljes, Cari më i njohur rus, Pjetri i Madh kthehet në Rusi i lirë dhe i gatshëm për të ndryshuar më shumë kombin e tij, duke e kthyer prej atëherë fuqi të pakontestueshme botërore. Ndërsa meritë të madhe për këtë, ka edhe sulltan Ahmed III. I mbetet lexuesit të mendojë vetë nëse sulltani bëri veprimin e duhur ose jo!?/Bota sot

Shkrimi është botuar me ndihmën e librit, Karli XII –Voltaire.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat