Të shpëtosh jetë në pikat e nxehta të vetëvrasjeve

Speciale

Të shpëtosh jetë në pikat e nxehta të vetëvrasjeve

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:49

Urat

Për njerëzit me prirje vetëvrasëse urat, shkëmbinjtë dhe vendet e tjera të larta janë skenat e tyre të aktit final, por disa barriera po i reduktojnë rastet me 93 për qind.

Qëkur Ura Porta e Artë u ndërtua në San Francisko në vitin 1937, më shumë se 1600 njerëz janë hedhur dhe kanë vdekur. Ura është një nga shumë vendet kudo në botë, të cilët konsiderohen si pika të preferuara për vetëvrasje, sepse njerëzit shpesh shkojnë atje për të marrë jetën e vet.

Një analizë e re sugjeron se disa lloje ndërhyrjesh mund të pakësojnë rrezikun e vetëvrasjes në këto vende, veçanërisht në ura, shkëmbinj dhe vende të tjera të larta.

Jane Pirkis, një profesor i Universitetit të Melburnit në Australi dhe kolegët e tij në Hong Kong kanë studiuar numrin e vetëvrasjeve përpara dhe pas ndërhyrjeve në 18 vendet kryesore në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Kinë dhe Europë.

Kërkuesit zbuluan se instalimi i barrierave në ura dhe hekurudha lidhej me një pakësim prej 93 për qind të rrezikut të vetëvrasjes dhe ofrimi i tabelave me numra të terapive në këto vende e reduktonte rrezikun me 61 për qind.

“Këto shifra janë fenomenale”, tha dr. Eric D. Caine, drejtor i Qendrës së Parandalimit të Vetëvrasjeve. Ai nuk ishte i përfshirë në studim, por shkroi një komentar për të.

Megjithëse ndërhyrjet në pikat e nxehta të vetëvrasjeve nuk mund të kenë një impakt të madh në përqindjen e përgjithshme të vetëvrasjeve, ato kanë bërë një ndryshim sado të vogël, tha Caine.

Nga 40 mijë njerëzit që kryejnë zakonisht çdo vit vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara, shumica e tyre (52 për qind) përdorin armë, 25 për qind varjen ose 16 për qind helmimin, ndërsa vetëm 2 për qind hidhen nga lartësitë dhe 1 për qind përpara një objekti në lëvizje.

Megjithëse është e rëndësishme që të ndërhyjmë në këto vende me gjasa të shumta të vetëvrasjes, ne duhet të kemi një strategji që më pak njerëz t’i provojnë vetëvrasjet, sepse kur një person e ka vendosur, është shumë më e vështirë të ndërhysh, tha Caine. Kjo strategji duhet të jetë e shumëllojshme dhe të përfshijë shërbimet e shëndetit mendor dhe ndihmën ndaj njerëzve të abuzuar, shtoi ai.

Autorët e studimit nxitën ndërhyrjet në pikat e nxehta, jo vetëm për të parandaluar ngjarjet e kopjimit të njerëzve ndër tyre, por edhe pasojat që kanë këto vetëvrasje te personat që jetojnë pranë këtyre zonave, që jetojnë atje apo kalojnë aty shpesh.

Analiza aktuale sugjeron se tre lloje strategjish mund të kenë pasoja të mëdha: pakësimi i aksesit në këto vende, ofrimi i informacionit se ku të marrin ndihmë dhe lehtësimi i ndërhyrjes së të tjerëve.

Pakësimi i aksesit

Një nga ndërhyrjet më të studiuara për pakësimin e vdekjeve në pikat e vetëvrasjeve është kufizimi i aksesit. Kjo lidhet me ulje nga 62 për qind deri në 99 për qind të vetëvrasjeve në 10 studime të ndryshme.

Një nga studimet zbuloi se BeachyHead, një nga shkëmbinjtë më të lartë detarë në Mbretërinë e Bashkuar kishte rreth 16 vrasje në vit në vitet 1980-1990. Por kur aksesi në atë rrugë u bllokua në vitin 2001, për shkak të një sëmundjeje kafshësh, numri i vetëvrasjeve shkoi në zero. Në Urën JacquesCartier në Montreal, numri i vetëvrasjeve shkoi nga 10 në 2.6 pasi u ndërtua një gardh i gjatë.

Nuk është çudi që pengesat fizike të pakësojnë vetëvrasjet. Nëse njerëzit hasen me diçka që i ngadalëson, kjo i bën të jenë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë dhe psikologjikisht mund t’i ndalojë përfundimisht. Njerëzit duan të mendojnë se vetëvrasja do të jetë e lehtë dhe efektive.

Ndihma

Disa studime kanë parë ndikimin e inkurajimit të njerëzve që të kërkojnë ndihmë, si instalimi i tabelave me numra telefonikë. Në Urën Mid-Hudson në Nju Jork, kishte pesë vetëvrasje mesatarisht çdo vit, por kur instaluan telefona të ndihmës numri u përgjysmua.

Tabelat që ofrojnë ndihmë, patën të njëjtin efekt në Anglinë Jugore ku njerëzit shkojnë në një parkim makinash për ta helmuar veten me tymin e karburantit të djegur.

Patrullimi i zonës

Disa vende kanë vendosur oficerë policie tek urat dhe majat e shkëmbinjve për të ndërhyrë te përpjekjet e vetëvrasjeve. Por studimet mund të kuptojnë dobinë e tyre vetëm duke i marrë së bashku me gardhin ose numrat e telefonave.

Në një studim në CheungChau, një ishull në Hong Kong, programet për patrulla policie dhe numra të ndihmës e pakësuan numrin e vetëvrasjeve nga 8.7 në 1.7 në vit.

Kjo zonë konsiderohet si e preferuar për vetëvrasje, sepse njerëzit marrin atje apartamente pushimesh me qira dhe më pas helmojnë veten me monoksid karboni.

*Burimi: CNN.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat