Paste Magzine: Prishtina vendi më mikpritës i botës

Speciale

Paste Magzine: Prishtina vendi më mikpritës i botës

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:06

Një reklamë e mirë vjen për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nga javorja amerikane, Paste Magazine. Duke treguar një histori të shkurtër të saj, magazine merret me mikpritjen, jetën rinore dhe sigurinë që mbizotëron në Prishtinë.

“Prishtina është kryeqyteti i shtetit më të ri në Europë, por gjithashtu është edhe qyteti me rininë më të madhe, pasi 70% e banorëve janë ndër 35 vjet,” shkruan në paragrafin e parë javorja amerikane.

“Edhe pse Kosova është i vetmi vend në perëndim të Bellorusisë që u duhen viza për të udhëtuar në BE, shqiptarët e Kosovës janë të sjellshëm me të huajt dhe flasin anglisht më mirë se në shumë kryeqytete tjera europiane,” vazhdon më tej artikulli.

Duke folur për ushtarët amerikanë, thuhet se nëpër Prishtinë shpesh shikon forcat e huaja por kurrë mos mendoni se siguria nuk ekziston. Bile shpesh kryeqytetasit të thërrasin me dashamirësi për t’ju dhënë një kafe ose drekë në restorantet e Prishtinës.

Më pas tregohen gjërësisht rrugët dhe restorantet e njohura të Prishtinës, por edhe vendet kulturore të saj. Ajo që u ka rënë në sy vizitorëve është Tava e Elbasanit, një ushqim që përgatitet me jogurt. Flitet edhe për Kishën mesjetare të Graçanicës që ndodhet diku 8km nga Prishtina dhe që mbrohet nga UNESCO-ja.

Në fund të shkrimit përmenden edhe dy hotele ku mund të qëndrohet gjatë vizitës së Prishtinës, duke ju bërë thirrje që çdo i huaj të vizitoje vendin më mikpritës për perëndimoret./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat