Pse një Lufte e Ftohtë me Rusinë është e pashmangshme

Speciale

Pse një Lufte e Ftohtë me Rusinë është e pashmangshme

Nga: Nga Andrej Krickovic & Yuval Weber Më: 3 tetor 2015 Në ora: 08:43

Ky i tanishmi, është një moment kritik në marrëdhëniet SHBA-Rusi. Lufta civile në Ukrainë e ka vendosur këtë raport në një qorrsokak, që lëndon në mënyrë reciproke. Ka përfunduar një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit; dhe Rusia po e rrit praninë e saj në Siri, çka rrit rrezikun e konfrontimit me Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu çel mundësinë e bashkëpunimit kundër Shtetit Islamik.


Para se një administratë më agresive të vijë në pushtet në SHBA, dhe para se anti-amerikanizmi të rritet edhe me tej në Rusi, siç dëshmohet nga të dhënat më të fundit të anketës së realizuar nga qendra “Levada” – ndoshta ekziston ende një mundësi për Uashingtonin dhe Moskën, për të kapërcyer ngërçin e tyre aktual.


Kjo është shpresa jonë. Por teoria dhe realiteti të çojnë drejt një përfundimi të kthjellët:Asnjëra palë nuk mund të bëjë lëshimet e nevojshme, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre aktuale, si dhe për të parandaluar që këto marrëdhënie të përkeqësohen më tej.


Ankthi i angazhimit


Shqetësimi kryesor i atyre që bëjnë thirrje për negociata, ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, është se ndërsa marrëdhënia e tanishme është e rrethuar nga një numër dallimesh serioze, dobësia e një marrëdhënieje të hapur armiqësore është edhe më e keqe. Këto zëra argumentojnë, se pa një kornizë të përditësuar të sigurisë europiane, për të zgjidhur disa nga tensionet më të këqija (dhe pa dyshim për të përditësuar mekanizmat e zgjidhjes së konflikteve pas-Luftës së Ftohtë), do të shpërthejë një Lufte e re e Ftohtë mes dy kampeve.


Kjo garë nuk do të jetë aq përfshirëse sa më parë, por do ta bëjë bashkëpunimin mbi çështjet jetike jashtë Evropës- duke përfshirë Iranin, ISIS-in dhe Sirinë- të paqëndrueshëm, gjë që do të çojë drejt një rendi ndërkombëtar të paqëndrueshëm. Nga ana tjetër, ata mbrojnë një kornizë të pranueshme të ndërsjellë për qëllim rajonale, në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, ta cilat mund të shpërthejnë në zona të tjera të hapësirës post-sovjetike.


Një “marrëveshje e madhe”, për të rregulluar strukturën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rajonale, bazuar në akomodimin e ndërsjellë, është një objektiv i denjë. Megjithatë, ne jemi skeptikë se një ujdi e tillë e madhe mund të arrihet, për shkak se ajo do të vuajë nga problemet akute të angazhimit.


Rusia do të duhet të bindë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, se nuk do të nxitë rishikime edhe më të mëdha të statuskuosë. Shtetet e Bashkuara do të duhet t’i tregojnë Rusinë, se do të respektojë çdo marrëveshje dhe nuk do të rikthehet tek politikat që kërcënojnë Moskën.


Koncesionet e pamundura


Ndër elemëntët kryesorë të teorisë së negociatave, është se shtetet mund të kapërcejnë problemet e angazhimit, duke pranuar lëshime të kushtueshme si shenjë e vendosmërisë së tyre për t’iu përmbajtur marrëveshjeve. Po çfarë lëshimesh hipotetike mund të bëjnë të dyja palët për të arritur paktin e madh?


Rusia mund të kompensojë veprimet e saj në Krime- të cilat Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera perëndimore i shohin si një shkelje të rëndë të ligjit dhe rendit ndërkombëtar – duke hequr dorë nga aneksimi ose duke përdorur stimujt ekonomikë dhe jo vetëm, për ta detyruar Kievin të njohë zyrtarisht statuskuonë e re.


Shtetet e Bashkuara mund të adresojnë shqetësimin e Rusisë nga rrethimi i NATO-s, duke rënë dakord për formimin e një organizate pan-evropiane të sigurisë me autoritet më të lartë se NATO-s (ashtu si Dimitri Medvedev propozoi gjatë presidencës së tij). Ose, mund të shfuqizojë formalisht të drejtën e NATO-s për të zgjeruar anëtarësinë e saj, duke njohur neutralitetin e shteteve post-sovjetike në kufijtë perëndimorë të Rusisë.


Ndërsa këto lëshime mund të lehtësojnë raportet mes dy vendeve, ne besojmë se kostot e brendshme politike gjatë përpjekjes për të zbatuar marrëveshje të tilla, do të jetë shumë e lartë për udhëheqësit e të dyja palëve. Çdo kërkesë për kthimin e Krimesë Ukrainës (siç janë lutur shumë në Perëndim), nuk mund të jetë një opsion për Rusinë.


Kremlini ka investuar aq shumë në diskursin e “rikthimit të Krimesë”, sa edhe lëshimet më të vogla për këtë çështje, do të lëkundnin legjitimitetin e regjimit në themelet e tij (dhe ndoshta mund të rrezikonte shpërthimin e një revolte nacionaliste).


Alternativa – duke e nxitur Ukrainën të njohë humbjen de facto të Krimesë, është gjithashtu problematike, me efekte të rënda në politikën e brendshme dhe me rrëzimin thuajse të sigurtë të çdo qeverie në Kiev, që do të guxonte të nënshkruante atë lloj marrëveshje. Për më tepër, duke pasur parasysh vështirësitë aktuale ekonomike, Moska mund të mos jetë në gjendje që të ofrojë stimujt e nevojshëm ekonomike, për të fituar dakordësinë e Kievit mbi këtë çështje.


Nga ana tjetër, çdo lëshim që do t’i jepte Rusisë de facto një veto mbi politikat e NATO-s, do refuzohet plotësisht nga anëtarët e aleancës. Opsioni më i moderuar, shfuqizimi i zgjerimit të NATO-s dhe njohja e sferës së ndikimit të Rusisë në hapësirën post-sovjetike, është i papranueshëm për udhëheqësit dhe publikun amerikan.


Ajo do t’i jepte një kuptim një realpolitike të marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila është krejtësisht në kundërshtim me pikëpamjet e atyre marrëdhënieve, në të cilat çdo shtet duhet të jetë të lirë të zgjedhë aleancat e tij.


Një rrëshqitje drejt luftës së ftohtë?


Siç qëndrojnë gjërat tani, asnjëra palë s’mund të bëjë lëshimet e nevojshme për t’i bërë gjërat të funksionojnë. Për rrjedhojë, tani e gjejnë veten duke rrëshqitur drejt një Lufte të re të Ftohtë, që asnjë prej të dyve në të vërtetë nuk e dëshiron. Ne shpresojmë që shtetarët në të dyja kampet do të provojë se ne e kemi gabim, duke gjetur guximin dhe largpamësinë e nevojshme, për të kapërcyer këto probleme.


Por është e vështirë të jesh optimist, duke pasur parasysh klimën e tanishme politike, teksa bisedimet në të dyja kryeqytetet janë të dominuara nga lloj kundërvënie e tillë Rusi-Amerikë, e cila i pengon të dyja palët në zhvillimin e një vlerësimi mbi sigurinë e tjetrit.


Shënim: Andrej Krickovic Yuval Weber janë asistentë profesorë në Shkollën e Lartë Ekonomike në Moskë.Bota.al

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat