Përgatituni për “hënën e përgjakshme”-Ekslipsi total i hënës e jo vetëm

Speciale

Përgatituni për “hënën e përgjakshme”-Ekslipsi total i hënës e jo vetëm

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:44

Më 28 shtator hëna do të jetë e ‘përgjakshme’, një ekslips total do të t’i japë këtë ngjyrë të veçantë satelitit tonë; ndryshe nga çmendojnë shumë njerëz se kjo ngjyrë është një shenjë e keqe. Më në fund do të jetë rradha për të admiruar një spektakël të tillë që mund të na e dhurojë vetëm qielli i mbrëmjes. Por jo vetëm kaq, sepse hëna do të jenë më e errëta por dhe më e ndriçuara në një natë të vetme.

Pak evente mund të jenë kaq mbreslënës sa eklipset, pasi momenti magjik kur hëna apo dielli mbulohen në mënyrë të përkohshme shtyn gjithnjë kuriozitetin e të gjithëve për të vështruar me kërshëri qiellin e për të pritur me padurim se çfarë do të ndodhë.

Por natën e 28 shtatorit kur do të ndodhë eklipsi do të ketë një arsye më shumë për të ndenjur vonë pasi do të shfaqet e ashtëquajtura ‘Super Hëna’.

Në këtë rast hëna do të pozicionohet në një distancë prej vetëm 356,877 kilometra nga toka krahasuar me distancën e përgjithsme prej 385 mijë kilometrash.

Kjo ndodh për shkak të formës jo perfekshmërisht rrethore të orbitës hënore dhe për pasojë hëna do të shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme.

Kjo natë do të jetë dhe më e errëta pasi hëna do të eklipsohet për dy orë me rradhë. Këto fenomene të gjitha sëbashku në një natë të vetme parashikohet të nisin rreth orës 2 të natës dhe eklipsi do të përfundojë në orën 5:24 të mëngjesit të ditës tjetër.

Kjo është hëna e katërt e një serie të njëpasnjëshme që për shumë vende nuk kanë qenë të mundura për t’u parë (duke filluar me hënën në 15 prill e 8 tetor 2014, dhe atë më 4 prill 2015).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat