Basti i madh i Adolf Hitlerit

Speciale

Basti i madh i Adolf Hitlerit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 15:13

… “Fjalimi i 30 janarit” përmendet tashmë gjerësisht si një moment përcaktues në historinë e regjimit të tij, për arsye se në gjysmën e fjalimit të tij, mbi dy orë e gjysmë, ai bëri deklaratën më të guximshme publike për “çështjen e hebrenjve”.
Nëse, deklaroi ai, “çifutëria ndërkombëtare brenda dhe jashtë Evropës do të kurdiste edhe një herë një luftë botërore”, atëherë rezultati do të ishte “jo fitore për hebrenjtë, por shkatërrimi i racës hebreje në Evropë”.

Termi kyç këtu është “luftë botërore”, që jep një ide se kujt adresohej fjalimi.

Pak javë më herët, në 14 janar, gjatë fjalimit të përvitshëm drejtuar kombit, Presidenti Rusvelt kish sfiduar direkt Hitlerin.

Pas Anshlusit, krizës së Sudeten dhe Kristalnahtit, Ruzvelti deklaroi se çdo komb që nuk respekton as fenë, as demokracinë “as mirëbesimin ndërkombëtar” është një rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara…

Hitleri dhe udhëheqja e SS u vetëbindën se qendra e komplotit botëror hebre ishte zhvendosur përtej Atlantikut në Uashington dhe në Wall Street.

Kjo në këmbim bënte rikoshet drejt Evropës, sepse nga Amerika tentakulat e “komplotit” shtriheshin deri në politikën e jashtme britanike dhe francize..

… Ai ndoshta do të ketë dëshiruar të luftonte një luftë të madhe kundër Britanisë dhe Francës kur ta zgjidhte vetë, në ndonjë moment në fillim të viteve dyzetë, por tashmë, në fillim të 1939, ritmi i ngjarjeve i kish bërë jopraktikë plane të tillë afatgjatë. Me Amerikën, Anglinë dhe Francën që dukej se i afroheshin gjithnjë e më shumë njëra-tjetrës, nuk kish kohë për të humbur. Nëse armiqtë e betuar të Hitlerit po improvizonin, kështu le të bënte dhe ai. Ishte koha, siç i thoshte ai Gëringut në gusht 1939, për të vënë bast gjithçka. Përndryshe, përballë një koalicioni global të gjallëruar prej armiqve të tij të paepur hebrenj, Gjermania do të përballej me shkatërrimin e sigurtë…

Lexoje të plotë: Basti i madh i Adolf Hitlerit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat