Si sot 105 vjet më parë do të lindte Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza

Speciale

Si sot 105 vjet më parë do të lindte Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 16:39

Sot përkujtohet 105-vjetori i lindjes së humanistes së njohur shqiptare, Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për Paqen.

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha,vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe” na kujton Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

Më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bëmirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Washington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

Le të kujtojmë fjalët e saj:

“Ka barna dhe mjekime për çfarëdolloj sëmundje. Por nuk ka duar të mira që t’u shërbejnë dhe zemra bujare që të dashurojnë dhe nuk besoj se do të mund të mjekohet ndonjëherë sëmundja e tmerrshme e të mos ndjerit të dashur nga dikush”.

“E djeshmja iku. E nesërmja akoma s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë!”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat