Kujtime të Bajram Haxhiu-t për Kongresin e Lushnjes

Speciale

Kujtime të Bajram Haxhiu-t për Kongresin e Lushnjes

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 10:08

Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjes,unë kam qënë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij.Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike.Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqem një flamur Italian dhe e dogjëm.Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njërëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim.Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte Eshref Frasheri.Unë e njihja edhe me parë,se kishte qënë këtu si inxhinier.Mbasi u vendos të mbidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja.Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.Aqif Pasha kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë Shefqet bej Verlaci,i cili në atë kohe hante e pinte me italianët.Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës.Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut.Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me Adem Gjinishin,në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj.Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinjë në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se benim një punë atdhetare.Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vënde të ndryshme të Shqipërisë.Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë.Kudo shikoje flamurë kombëtarë.Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijet e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës.Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e Skëndërbeut dhe,pastaj,e Ismail Qemalit.Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë.Në Kongres kishte rregull.Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi.Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit.Kishin ardhur njerëz të armatosur.Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne.Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja.Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat.Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja.Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë.Nga Skrapari kishte ardhur Riza Cerova dhe një djalë tjetër,që ishte sakat.Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet.Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin.Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti Libohova patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë.Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë.Ia mbathi në drejtim të Vlorës.Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnje,pastaj u përcoll për në Tiranë,që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë.Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë.Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga adhetari Adem Gjinishi.
(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat