Zbulohet një oqean nën shkretëtirën kineze (Video)

Speciale

Zbulohet një oqean nën shkretëtirën kineze (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:15

Duke studiuar sasinë e dioksidit të karbonit në ajrin e shkretëtirës kineze, një ekip i studiuesve u befasua kur mësoi se përqendrimi i këtij gazi po binte me shpejtësi në një pjesë të shkretëtirës së quajtur Tarim.

Ka shumë të ngjarë që një oqean i madh nëntokësor të gjendet nën shkretëtirë, që ka më shumë ujë sesa të gjithë pesë liqenet e mëdha në Amerikën e Veriut.

“Kurrë gjatë historisë njerëzve nuk u ka shkuar mendja se nën zall gjendet kaq shumë ujë”, ka thënë profesori Li Jan nga Instituti kinez i Ekologjisë e Gjeografisë, i cili ishte udhëheqës i hulumtimit.

Ekipi i studiuesve ka vizituar rreth 200 vende të ndryshme nëpër shkretëtirë për të mbledhur mostra nëntokësore të ujit. Ata kanë matur sasinë e dioksidit të karbonit në çdo mostër të ujit, dhe kanë zbuluar se ai kishte përqëndrime të larta të dioksidit të karbonit, të mjaftueshme që toka të thithë 500 miliardë paund nga gazi serë çdo vit.

Shkencëtarët nuk i këshillojnë vendasit që të shkojnë dhe të gërmojnë, kjo pasi uji është shumë e kripur dhe me sasi të mëdha të dioksidit të karbonit, që ka thithur gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat