Kongresi i Lushnjës,95-vjet më parë u hodhën themelet e shtetit shqiptar

Speciale

Kongresi i Lushnjës,95-vjet më parë u hodhën themelet e shtetit shqiptar

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 13:53

Kongresit Kombëtar i Lushnjës,vuri themelet e shtetit modern shqiptar.Kongresi Kombëtar i Janarit 1920 qëndron me dinjitet të madh në krah të Lidhjes së Prizrenit dhe shpalljes së Pavarësisë.Në këtë Kongres u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe u zgjodh këshilli i lartë prej 4 vetësh, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 vetë. Kongresi vendosi Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re e dalë nga ai kongres, e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Në atë qeveri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave.Kongresi zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.95-vjet më parë, qyteti ynë bujar priti delegatët nga viset shqiptare.Ai u mblodh në këtë qytet falë mprehtësisë vendimmarrëse,patriotizmit të flaktë dhe bujarisë lushnjare.Në 95-vjetorin e Kongresit Kombëtar të Lushnjës, në kujtojmë me mirënjohje dhe respekt atdhetarët lushnjarë;Besim Nuri,Nebi Sefa, Bajram Haxhiu,Ibrahim Sheh Karbunara,Ferit Vokopola, LLazar Bozo, Qerim Arapi,Hamit Xheka e të tjerë, të cilët na bëjnë krenarë ne lushnjarëve,pasardhës të tyre që të jemi të vetëdijshëm në përmbushjen e qëllimit të lartë të integrimit europian të vendit tonë. Në 21 Janar 2015 mbushën 95-vjet kur patrioti Kaso Fuga vendosi në dispozicion të Kongresit shtëpinë e tij.95-vjet më parë u vendosën themelet e shtetit shqiptar,forcimi i demokracisë,parlamentarizmit shqiptar e të tjerë.Për të gjitha vendimet e rëndësishme që mori ky Kongres tregoi se atdhedashuria dhe bujaria lushnjare ka qënë e pamasë./Faqja zyrtare FB Kongresi Lushnjës.

Patriotë me kontribut të madh për kongresin janë përjetësuar në vepra arti:

1.Besim NURI
2.Bajram HAXHIU
3.Nebi SEFA
4.Taulla SINANI
5.Sheh Ibrahim KARBUANARA
6.Llazar BOZO






Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat