A është ky një skelet jashtëtokësori?!

Speciale

A është ky një skelet jashtëtokësori?!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:29

Një skelet që është gjetur në Rusi, ka shkaktuar ide të çuditshme për vizitor të ri jashtëtokësor në tokë.

Kafka e zgjatur pak, në formën e një veze që ndryshon nga forma e kafkës së një qenieje humane, ka sjellë entuziazëm mes studiuesve të UFO-ve, të cilët insistojnë se kjo është një dëshmi se të huajt e kanë vizituar Tokën dikur .

Arkeologët, megjithatë, kanë shpjeguar se skeleti, i cili i përket një femre nga viti 4000 pes, ka një shpjegim të arsyeshëm për formën e cila duket e zgjatur.

Ata thonë se fisi që kishte jetuar në Arkaim pranë qytetit Chelyabinsk në Rusinë Qendrore e lidhnin kokën për ta bërë atë të dilte jashtë forme.

"Kafka e saj është e zgjatur për shkak se fisi i lidhte kokat e fëmijëve me litar. Kjo ishte një traditë në fis".

Kërkuesja Maria Makurova nuk pranoi të komentojë mbi spekulimet e vizitorëve të huaj në Tokë, duke thënë se momentalisht ata ishin ende duke punuar mbi teorinë se pse fisi kishte një traditë të tillë, pasi ende nuk ka një arsye për këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat