Zbulohet varri i vërtetë i Filipit të Dytë?

Speciale

Zbulohet varri i vërtetë i Filipit të Dytë?

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:01

Analizat e fundit duket se i kanë dhënë fund debatit të gjatë në arkeologjinë greke lidhur me vendndodhjen e vërtetë të varrit të mbretit Filip i Dytë i Maqedonisë, babait të Aleksandrit të Madh.

Që prej gërmimeve në tre Varret e Mëdha Tumurale në Verxhina gjatë viteve 1977 dhe 1978, shumë arkeologë kanë besuar se Filipi i Dytë ishte varrosur në Varrin II, që njihej ndryshe si “Varri i Filipit”. Por analizat skeletore të eshtrave të këmbës që janë gjetur nga mbetjet e një mashkulli në Varrin I, shfaqin disa shenja të plagosjes me një hark. Zbulimi i ri lidhet me faktet e mëparshme të shkruara nga burime të panjohura se Filipi i Dytë ishte plagosur me një shigjetë gjatë një beteje në vitin 339.

Autorët e studimit, të publikuar së fundmi në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” argumentojnë se faktet e reja jo vetëm që tregojnë vendin se ku është varrosur Filipi i Dytë, por gjithashtu japin shenja se disa nga varret e zotave në Varrin II në fakt mund t’i përkasin Aleksandrit të Madh, transmeton “Koha Ditore”.

Ekipi i përbërë nga arkeologë grekë dhe spanjollë është i pari që ka analizuar mbetjet e tre skeleteve në Varrin I. Ata kanë zbuluar se eshtrat i përkisnin një burri të moshës së mesme, një gruaje të re e cila besohet se ishte 18-vjeçare kur kishte vdekur dhe të një bebeje së cilës nuk i është zbuluar gjinia. Provat e forenzikës konfirmojnë kohën e vdekjes ashtu siç është shkruar nga burimet e panjohura për Filipin e Dytë, shtatë gratë dhe fëmijët e tij.

Në 336-ën, tre vjet para vrasjes, Filipi i Dytë ishte plagosur rëndë gjatë një beteje me fisin trakas në Tribali pasi kishte refuzuar të ndante plaçkën me ta nga ekspedita e fundit kundër skithëve.

Edhe pse dallojnë faktet e Senekës, Plutarkut dhe Demostenit për vendin e plagosjes, burimet tregojnë se Filipi i Dytë kishte pësuar një plagë në këmbë që e kishte lënë sakat.

Eshtrat e këmbëve të mashkullit nga Varri I shfaqin një vrimë të madhe në gjurin e tij të majtë që ka shkaktuar disa ankiloza - një bashkim jonormal i eshtrave që pamundëson lëvizjen.
Para plagosjes së tij, analizat e zogut të këmbës dhe femurit tregojnë se ai ishte i gjatë 1.8 metra, gjatësi më e lartë se mesatarja e asaj kohe. Pas plagosjes, që besohet se është shkaktuar nga një mjet i shpejtë, siç ishte shigjeta në atë kohë, Filipi i Dytë ka ecur me bastun.

Shumë arkeologë kanë argumentuar se një palë pllaka për mbrojtjen e femurit - të gjetura në Varrin II - mund t’i përkasin Filipit të Dytë për shkak se njëra është më e shkurtër se tjetra, duke treguar se ato ishin të krijuara për dikë që kishte këmbë me gjatësi të ndryshme.

Por Antonios Barsiokas, njëri nga autorët e studimit, beson se varri i takon Euridisit, gruas së Arrhideusit, gjysmë-vëlla i Aleksandrit të Madh. “Ajo ishte një luftëtare e madhe, e cila ka luftuar në shumë beteja”, ka thënë Barsiokas. Sipas tij, edhe ajo ka mundur të plagosej në të njëjtin vend të këmbës që mund të kërkonte pllaka të ngjashme.

Pas provave të reja se Filipi i Dytë është varrosur në Varrin I, Barsiokis dhe autorët e tjerë të studimit argumentojnë se skeletet e varrosura në Varrin II duhet t’i përkasin Arrhideusit dhe Euridisit. Në këtë rast është e mundshme që disa pjesë të armatimit të Aleksandrit të Madh të jenë të varrosura së bashku me çiftin.

Arrhideusi nuk mori pjesë në beteja, por veshi rroba të Aleksandrit të Madh kur mori fronin në vitin 323 para Krishtit.

Një helmetë e gjetur në Varrin II përshkruhet saktësisht ngjashëm nga Plutarku që ka shkruar për helmetën e Aleksandrit të Madh. Kjo jep shenja se armët e pushtuesit të botës janë varrosur në varrin e gjysmë-vëllait të tij të madh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat