Çfarë na mëson strategjia e re ushtarake e SHBA-së?

Speciale

Çfarë na mëson strategjia e re ushtarake e SHBA-së?

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:46

Analiza – Ditët e fundit u publikua strategjia e re ushtarake e SHBA-së. Zhurma që ajo bëri në mediat europiane e gjermane ishte e vogël, e megjithatë shkaktoi debate. SHBA-ja, siç thuhet në ato dokumente, i druhet një përplasjeje me Rusinë apo Kinën, ndryshe nga ç’parashikonte strategjia e vitit 2011. Si shihet ajo në sytë e një analisti gjerman?

Prof. dr. Thomas Jäger*

Konkurrenca e sidomos ajo ndaj Kinës, duket se po e shqetëson këndvështrimin aktual të ushtrisë amerikane në lidhje me rendin ndërkombëtar. Që në këtë mënyrë pra, orientimi i forcave ushtarake amerikane në luftën ndaj rezistencës – përshkruar nga Fred Kaplan: The Insurgents – të paktën të dobësohej. Perceptimi mjafton pra në këtë formë që kanë aktualisht konfliktet. Por se çfarë do të thotë ai për konceptimin që duhet të kemi vitet e ardhshme, do të shihet më vonë. E nga kjo do të preken të gjitha shtetet e NATO-s.

Primati i ushtrisë intervencioniste

E drejtë është se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, vëmendja kryesore e politikave të sigurisë së SHBA-së është drejtuar drejt organizatave terroriste. Sidomos atëherë kur ato mbështeteshin nga shtete rebele si dikur Iraku apo Irani, mundnin të organizoheshin në territoret e shteteve të dështuara, ekstremistë, të dobët apo kaotikë (si Afganistani, Pakistani) dhe ku siguria rajonale vlerësohej si e rrezikuar.

Tek e fundit, disa kanë pasur frikë se këto grupime të dhunshme mund të armatoseshin me armë të fuqishme shkatërrimtare – në rastin më të keq edhe me armë të shkatërrimit në masë. Kështu ka ndodhur që në SHBA të mos ulet vëmendja publike e të mos zhvendoset aq shumë çështja e sigurisë, sa në vendet europiane, të cilat duhet të shqetësoheshin më shumë për këto sfida të përbashkëta.

Pasi rreziku i përbashkët nga grupet terroriste bëri që për shembull të shtohej bashkëpunimi për sigurinë edhe me Rusinë. Më pas ky bashkëpunim u zbeh e u shkëput. Forcat e armatosura sidomos duhej të armatoseshin e stërviteshin sipas modelit të ushtrisë intervencioniste apo ndërhyrëse operacionale. Një ndërhyrje në mbrojtje të kufijve të përbashkët, dukej më pak impulsive sesa ndërhyrja në shtete të huaja.

 

Luftëra asimetrike

Këtij zhvillimi politik i korrespondon një debat mbi luftërat asimetrike, pra luftërat mes luftëtarëve të ushtrive të rregullta dhe shteteve që perceptohen si forma mbizotëruese e përplasjeve luftarake. Që numri më i madh i luftërave pas 1945-s është zhvilluar në dhe jo mes shteteve, dukej si një dëshmi tjetër se në këtë rast, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë themelore. Indekse të qarta se këto luftëra, me gjithë forcën e tyre vrastare, do të duhej të shiheshin në kontrast me një luftë mes fuqive të mëdha dhe se në veçanti do të duhej të merrej parasysh edhe më tej mundësia e një lufte mes shteteve, që në këtë debat nuk do të zinte vend.

 

Sfida të reja

Kjo tashmë po kthehet mbrapsht, siç nuk ishte parashikuar. Pasi pretendimi për rendin politik të fuqive të mëdha, përballë atyre të shumë organizatave ndërkombëtare dhe dhunës së bandave, vijon të qëndrojë më këmbë. Në këtë situatë vjen edhe strategjia e re ushtarake amerikane. Pika kryesore është rendi botëror, mbajtja më këmbë e të cilit është një interes qendror i SHBA-së dhe i aleatëve të tyre.

Ky rend sidomos sfidohet sot nga katër shtete, të cilat kanë dashur t’i rendisin në plane të ndryshme. Rusia sipas strategjisë së re amerikane, po minon sigurinë rajonale dhe ka shkelur të drejtën ndërkombëtare; Irani po përzihet dhunshëm në shtetet e tjera dhe po synon armët bërthamore; edhe Koreja e Veriut, sipas saj, po e rrezikon sigurinë rajonale me programin e saj të armatimit bërthamor; dhe në fund fare, edhe Kina po shkakton tensione në rajon, ndërsa po e reklamon Detin e Kinës Jugore, si të vetin.

Por menjëherë ajo plotësohet me frazat se këto shtete po kërkojnë konfrontimin ushtarak me SHBA-në. Shtetet e Bashkuara vetë po përpiqen për zgjidhje kooperative të këtyre çështjeve.

Rreziku i një lufte shtetërore

Në këtë gjendje, ushtria amerikane po e sheh rrezikun e një lufte shtetërore si më të vogël. Por ajo rritet sidomos, nëse lidershipi asimetrik lidhet nëpërmjet luftërave të çrregullta, me interesat shtetërorë në një lloj lufte hibride (siç është aneksimi i Krimesë). Ambiciet e atyre që donin të ndryshonin shtyllat e rendit botëror, për këtë arsye duhen pastruar dhe eliminuar.

Për Lindjen e Mesme, kjo do të thotë aleanca për të shkuar mirë me të gjitha shtetet e rëndësishme: me Arabinë Saudite, Egjiptin, Pakistanin dhe Kuvajtin. Për Europën, me këtë synohet të dëshmohet aftësia e NATO-s për të siguruar integritetin territorial të shteteve të saj anëtare.

Në rajonin e Paqësorit është një politikë e formimit të kundërpeshave nën kushtin që të gjitha shtetet që janë në konflikt me Kinën apo që ndihen të kërcënuara prej saj, të shfrytëzohen. SHBA-ja ngre pretendimin për të drejtuar formësimin e rendit ndërkombëtar.

Zhvillimet nga viti 2011

Strategjia ushtarake kombëtare e vitit 2011, për sa i përket bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, kishte një këndvështrim më optimist, edhe kur për Kinën për shembull, bëhej fjalë për zgjerimin e aftësive ushtarake si pasojë e rritjes së madhe e të pritshme ekonomike të saj.

Se SHBA-ja do t’i mbrojë aleatët e vet, kjo theksohej edhe në strategjinë e vitit 2011. Ndërkaq, përpjekjet e Kinës për të shtënë nën kontroll Paqësorin, kanë njohur përparim, aq sa kërkesa për një angazhim të përforcuar amerikan po arrin deri në një qerthull demokratik.

Nëse ajo do të bëhej e dukshme edhe në fusha të tjera politike, po aq sa të sillte koalicione shtetesh, që do të identifikoheshin prej ushtarakëve amerikanë si sfidantë të rendit botëror – dhe Rusia është ndërkaq furnitori më i madh energjetik i Kinës e kjo e ngre edhe mw shumë rëndësinë e kësaj gjendjeje sigurie.

 

Aftësia reaguese ushtarake

Ndërsa aftësia reaguese ushtarake ndodhet në qendër të pikëpamjeve të strategjisë ushtarake për vitin 2015, ajo e vitit 2011 thekson në shumë pjesë se politika e jashtme konceptohet si një frazë përmbledhëse dhe se do të duhej të implementohej.

Aftësitë diplomatike, ekonomike dhe ato të tjera në këtë rast do të duhej të merreshin po aq parasysh sa ato ushtarake. Në një rend global të ndërlidhur, në të cilin mund të përjetoheshin ngarkesa konfliktesh të ndryshme gjeopolitike, konfliktet mund të njihnin mbishtresim, nëse do të përpiqeshim të ndalonim konfliktet territoriale, për të shmangur luftërat. Këto konflikte territoriale në këto katër vite, sidoqoftë kanë pësuar rritje: në Siri dhe Irak, në Ukrainë, në Detin e Kinës Jugore.

 

Çështje buxhetore

Strategjia ushtarake e vitit 2011 ishte ravijëzuar dukshëm nga fenomeni i shkurtimeve buxhetore që në atë kohë duheshin përmbushur me domosdo, pa prekur aftësinë kombëtare të veprimit ushtarak. Në 2015-n, situata është e ndryshme: forcat e armatosura duhej të ishin në gjendje të mbronin territorin amerikan, e në të njëjtën kohë të ndërmerrnin aksione e operacione antiterror, duke penguar nga ana tjetër në rajone të ndryshme të botës agresorët dhe të mbronin njëkohësisht edhe aleatët.

Strategjia kombëtare ushtarake amerikane për vitin 2015 pra, nuk është vetëm një sinjal për lidershipin rus e atë kinez, por edhe për politikën e brendshme amerikane, se mjetet financiare nuk duhen reduktuar e se madje mundësisht duhen edhe shtuar.

*Dekan i katedrës së politikës ndërkombëtare dhe asaj të jashtme në Universitetin e Këlnit, Gjermani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat