Dhjetë muzetë më të vizituar të botës

Speciale

Dhjetë muzetë më të vizituar të botës

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:16

Nëse po organizoni një udhëtim jashtë vendit dhe ju intereson kultura, padyshim se do të dëshironit të dinit se cilët janë muzetë më të pasur dhe të famshëm. Në këtë klasifikim do të gjeni përgjigjen që kërkoni.

10. Rijksmuseum, Amsterdam, Holandë (2,5 milionë vizitorë në vit)

Përgjithësisht për Amsterdamin nuk ka një mendim kulturor. Kush shkon atje zakonisht kërkon lloje të tjera interesi. Megjithatë, bëhet fjalë për një nga qytetet më të pasura me histori të botës, e që pati rëndësinë e tij pas zbulimit të Amerikës. Në këtë muze ruhet një pjesë e madhe e historisë artistike të Holandës, me objekte që datojnë nga viti 1200 e më parë, e deri në ditët tona.

9. Muzeu i Trashëgimisë Shtetërore, Shën Peterburg, Rusi (2,9 milionë vizitorë në vit)

I themeluar në vitin 1764, Muzeu i Shën Peterburgut është muzeu më antik dhe më i madh në botë. Gjatë gjithë historisë, aty janë magazinuar plot tre milionë objekte të ndryshme, që nga objektet historike, deri te veprat e artit. Në këtë vend janë ruajtur pasuritë më të vlefshme, pikturat e artistëve të Rilindjes, si Renoir, Monet, Van Gogh, Goya dhe Michelangelo Buonarroti.

8. Muzeu i Shkencës, Londër, Angli (3,4 milionë vizitorë në vit)

Muzetë nuk janë vetëm vende ku mund të vizitohen vepra arti në kuptimin klasik, pra kuadro e skulptura, dhe Muze i Shkencës në Londër është prova në këtë rast. Ai është i ndarë në salla të ndryshme në bazë të disiplinave shkencore dhe në brendësi të tij janë prezentë prototipa modelesh për mekanikën, informacione mbi hapësirën dhe mbi astronominë, por edhe për gjeologjinë. Në të gjenden plot 300 000 objekte të ruajtura për vite e vite me radhë.

7. Muzeu Orsay, Paris, Francë (3,5 milionë vizitorë në vit)

Ky muze fillimisht u ndërtua për të qenë një stacion treni, por më pas me kalimin e viteve ndryshoi rol. Tashmë është një nga muzetë më të mëdhenj dhe më të vizituarit në botë, ndërsa në të gjenden sidomos vepra të piktorëve impresionistë dhe postimpresionistë dhe jo vetëm francezë. Monet, Manet, Degas, Renoir, Cézanne, Gauguin dhe Van Gogh janë vetëm disa nga autorët, veprat e të cilëve ruhen në këtë “përqendrim të kulturës”.

6. Galeria Kombëtare e Arteve, Uashington DC, SHBA (3,9 milionë vizitorë në vit)

Bëhet fjalë për një tjetër muze shumë të famshëm, një nga më të rëndësishmit në të gjithë Amerikën. Në të gjenden veçanërisht vepra të artit të piktorëve të të gjitha epokave dhe të të gjitha stileve, kjo sepse prodhimi artistik amerikan është i vonë dhe se në vetvete nuk ka pjellori. Në këtë muze ruhet ndër të tjera e vetmja vepër e Leonardo da Vinçit, mbi të cilën amerikanët kanë arritur të “vënë dorë”, e cila mund të admirohet nga të gjithë amerikanët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Europë.

5. Muzeu i Historisë Natyrale, Londër, Angli (5,4 milionë vizitorë në vit)

Artin nuk e bëjnë vetëm artistët, por edhe natyra. Njohja e të shkuarës sonë do të thotë njohje e historisë dhe veçanërisht e marrjes me shumicë të informacioneve mbi planetin tonë. Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Londër, një nga më të famshmit në botë, ruhen reparte dhe ndërtime, të cilat i përkasin botanikës, zoologjisë, minierologjisë, palentologjisë etj.

4. Muzeu i Vatikanit, Qyteti i Vatikanit, Vatikan (5,9 milionë vizitorë në vit)

Duke qenë se është më afër vendit tonë mbase edhe e keni vizituar. Bëhet fjalë për një nga muzetë absolutisht më të admiruar, në të cilin ruhen pjesa më e madhe e veprave më të famshme të rilindjes. Në Muzeun e Vatikanit disa prej këtyre veprave janë afreske, të cilat sigurisht nuk mund të transportohen në asnjë vend në rast se do të duhej të bëhej diçka e tillë.

3. Muzeu Kombëtar i Historisë së Natyrës, Uashington DC, SHBA (7,3 milionë vizitorë në vit)

Me koleksionin e tij të 126 milionë bimëve, kafshëve, fosileve, mostrave të shkëmbinjve, meteorëve dhe me 185 shkencëtarët e tij, ai është një nga muzetë më të vizituar të të gjithë Amerikës. Për më tepër, ai është i hapur 364 ditë në vit dhe hyrja në të është e garantuar për të gjithë.

2. Muzeu Kombëtar Kinez, Beijing, Kinë (7,5 milionë vizitorë në vit)

Muzeu Kombëtar Kinez është një nga muzetë më të rinj në të gjithë botën. Ai u themelua vetëm 12 vjet më parë. Por vetëm në këtë periudhë të shkurtër, ka mundur të krahasohet me muzetë e tjerë të sipërpërmendur, madje, për sa i përket numrit të vizitorëve, ai mban vendin e dytë në këtë klasifikim. Në të koleksionohen plot një milion objekte të ndara në 28 salla, duke u bërë në pak kohë i dyti muze më i vizituar në botë, si nga kinezët ashtu edhe nga turistë të huaj, të cilët frekuentojnë këtë vend.

1. Muzeu i Louvrit, Paris, Francë (9,3 milionë vizitorë në vit)

Ai padyshim se nuk kishte se si t’i mungonte këtij klasifikimi, duke qenë se bëhet fjalë për një nga muzetë më të njohur në botë dhe në fakt janë të shumtë ata që e vizitojnë Parisin për të shkuar në Muzeun e Luvrit. I krijuar si një fortesë në shekullin XII, ai sot mbart 380 000 vepra arti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat