NASA: Britania mund të goditet nga një asteroid

Speciale

NASA: Britania mund të goditet nga një asteroid

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:45

Bregdeti Norfolk në Britani kërcënohet nga një cunam vdekjeprurës, pas goditjes së një asteroidi. Ekspertët e NASA-s flasin për një kërcënim të mundshëm nga një asteroid të qyteteve bregdetare në Detin e Veriut dhe Oqeanin Atlantik, të cili mund të shkaktojë një cunam, që mund t'i marrë jetën mijëra njerëz që jetojnë në zonat bregdetare.

Hulumtuesit në Universitetin e Southampton, kanë zhvilluar një softuer, që mund të parashikojë se ku do të bie asteroidi dhe rrezikun që mund të sjellë për komunitetin përreth.

Por edhe pse shkencëtarët kanë konstatuar se, Britania nuk ka gjasa të goditet drejtpërdrejt nga asteroidi, vendi rrezikohet nga një valë vdekjeprurëse e shkaktuar nga ndikimi i asteroidit në Oqeanin Atlantik apo në Detin e Veriut.

Ky njoftim përkon me Ditën Botërore të Asteroidit, ngjarje kjo e organizuar nga kitaristi i bandës legjendare “The Queen” dhe astrofizikanti Brian May, që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjes në lidhje me rëndësinë e monitorimit të shkëmbinjve hapësinor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat