Çfarë mund të hetojë një dedektiv privat?

Speciale

Çfarë mund të hetojë një dedektiv privat?

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 23:17

Edhe pse njerëzit mendojnë se puna e dedektivit fokusohet kryesisht te tradhëtia bashkëshortore, investiguesi privat bën shumë më tepër.

Së pari, investigimet në fushën e biznesit.

Dedektivi mund të bëjë një hetim të plotë, nisur nga dyshimet paraprake mbi paratë e një kompanie, ndjekjen e automjeteve të zhdukura, investigim mbi mungesën afatgjate të punonjësve në punë, apo deri te kërkimi i personave të zhdukur.

Investigimi mbi kujdestarinë e fëmijës është një tjetër shërbim i një dedektivi.

Nëse pistat e hetimit e kërkojnë, ai mund të kalojë edhe kufijtë e shtetit, ku e ushtron punën, duke zgjeruar kështu sferën hetimore.

Në Shqipëri, profesioni i dedektivit privat tashmë është ligjëruar. Qendra Kombëtare e Licencimit e ka pranuar ngritjen e këtij instituti. Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm, që bota e zhvilluar ka vite që e ushtron si profesion.

Në Amerikë janë 55 mijë agjenci të tilla, ose 125 mijë dedektivë privatë. Kanadaja ka pranuar, që investiguesi të pajiset me armë dhe të bëjnë madje edhe arrestimin e të dyshuarve. Ata mund marrin një provë dhe ta mbrojnë në gjykatë.

Ndërsa në Shqipëri, vetëm kjo nuk është legjitimuar. Pritshmëria në të ardhmen është që në vendin tonë, ky profesion të bëhet i zakonshëm, si të gjithë profesionet e tjera. Hapi i parë sapo është hedhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat