Studimi, demokracia mund të mos ketë lindur në Greqi

Speciale

Studimi, demokracia mund të mos ketë lindur në Greqi

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 22:03

Një grup antropologësh kanë sugjeruar se demokracia mund të mos ketë lindur në antikitetin grek, por miliona vjet më parë, pas shpikjes së veglave të gurit, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e njerëzve.

Sipas një studimi të ri, sistemet politike njerëzore u shfaqën për herë të parë dhe evoluan kur paraardhësit tanë primatë nisën të jetonin në grupe. Megjithatë, demokracia u shfaq për herë të parë pas shpikjes së veglave të gurit, që përdoreshin për gjueti. Këto grupe mund të mos kenë krijuar një sistem politik të barasvlefshëm me atë që sot e quajmë demokraci, megjithatë sistemi i tyre ishte egalitarian.

Shpikja e armëve e pakësoi rëndësinë e hierarkisë sociale që ekzistonte në shoqëritë e primatëve, ndërsa liderët ishin gjithmonë më të fuqishëm. Kjo pasi, armët u krijonin edhe anëtarëve më të dobët mundësin për të dëmtuar ose vrarë figurën dominante.

Studimi është kryer nga Herbert Gintis, një profesor në Institutin “Santa Fe” në Nju-Meksiko dhe është publikuar në revistën “Current Anthropology”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat