Historia e gjermanit që refuzoi të përshëndeste Hitlerin

Speciale

Historia e gjermanit që refuzoi të përshëndeste Hitlerin

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 15:17

August Landmesser ishte gjermani i vetëm që refuzoi të bënte gjestin e besnikërisë ndaj Fyhrerit, partisë dhe kombit, më 13 qershor të vitit 1936.

Thënia e famshme “Heil Sieg” e Hitlerit (“Lavdi fitores”) u bë një përshëndetje e detyrueshme për gjermanët, nga partia naziste në vitin 1930

Landmesser nuk ngriti krahun e dorës së djathtë në praninë e Hitlerit gjatë një tubimi në vitin 1936, akt i cili i kushtoi largimin nga familja.

Ai mori pjesë në fjalimin e Hitlerit të mbajtur në marinën gjermane, me rastin e përurimit të një anijeje të re luftarake, por kundërshtoi të bënte shenjën e besnikërisë.

Jeta e gjermanit Landmesser para dhe pas ngjarjes

Landmesser iu bashkua partisë naziste në vitin 1933 dhe filloi punën në vendin që më vonë u shndërrua në partinë e vetme politike në vend.

Dy vite më vonë, Landmesser u dashurua marrëzisht me Irma Eckler, një grua çifute të cilës i propozoi në vitin 1935. Por, kur u zbulua fejesa e tij me një grua çifute, Landmesser u përjashtua nga partia naziste.

Çifti vendosi të paraqiste kërkesën e tyre për martesë në Hamburg, por bashkimi i tyre u refuzua në bazë të ligjeve të reja të miratuara në Nuremberg. Në tetor të vitit 1935, çifti i uroi mirëseardhjen fëmijës së tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Ingrid.

Një vit pas ngjarjes së ndodhur në 13 qershor të vitit 1936, Landmesser tentoi të largohej nga Gjermania naziste së bashku me familjen e tij. Por u arrestua në kufi dhe u akuzua për “çnderim të racës”, vepër e cila parashihej me ligjet e Nurembergut.

Në 1938-n, ai u lirua në mungesë të provave, por u udhëzua që të mos kishte marrëdhënie me Eckler. I vendosur që të mos e braktiste nënën e fëmijës së tij, Landmesser injoroi dëshirat e nazistëve dhe u arrestua sërish në vitin 1938, ku u mbajt i mbyllur për afro 3 vite në një kamp përqëndrimi.

Ai nuk u takua më me gruan dhe vajzën e tij. Ndërsa policia sekrete arrestoi edhe Eckler, e cila kishte disa muaj që ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit.

Ajo lindi në burg vajzën e dytë, të cilën e pagëzoi me emrin Irene. Më pas u transferua në një kamp përqëndrimi për femra. Besohet se Eckler ishte transferuar në qendrën naziste në vitin 1942, ku vdiq së bashku me 14,000 persona tjerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat