Kur Konica uronte Nolin

Speciale

Kur Konica uronte Nolin

Nga: Nga Ilir Ikonomi Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:53

Një telegram i vitit 1938: Ministri i Mbretit Zog në Uashington, Faik Konica, uron Fan Nolin në Boston me rastin e luajtjes së Uverturës Bizantine, të kompozuar prej peshkopit shqiptar. Telegrami është i datës 27 qershor dhe në të thuhet: Urime të kthiellta për të lojturit e simfonisë Bizantine. Më vjen shumë keq që nuk u ndodha atje. A mund të më shkruani si e gjykoi shtypi? Të fala. Faik Konica.

Ky telegram, të cilin e kam gjetur në Boston, është një ndër shembujt e shumtë se si mëritë e mëdha mes këtyre dy njerëzve të ditur u shndërruan në respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat