Ç’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Speciale

Ç’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:44

Kurioziteti se çfarë ndodh nëse bini në një nga vrimat e zeza në univers, duket se ka marrë përgjigje.

Në një artikull shekncor në BBC theksohet se nëse një njeri do të binte brenda një vrime të tillë ” të frikshme” ai thjesht do të klonohej.

“Ndoshta ju jeni duke u përpjekur për të gjetur një planet të ri të banueshëm për racën njerëzore, ose ndoshta ju jeni vetëm në një shëtitje të gjatë dhe ju thjesht rrëshqisni. Pavarësisht rrethanave, në një pikë të gjithë ne e gjejmë veten duke u përballur me pyetjen e vjetër: Çfarë ndodh nëse ju bini brenda një vrime të zezë?

Ju mund të presin që të përplaseni, ose ndoshta të bëheni copë e çikë. Por realiteti është më i çuditshëm se kaq.
Nëse ju hyni brenda një vrimë të zezë, realiteti do të ndahet në dy pjesë. Në njërin, ju do të digjeni menjëherë dhe në tjetrin ju thjesht do të zhytetin në vrimë e zezë krejtësisht i palënduar.

Vrimat e zeza janë një vend ku ligjet e fizikës siç e njohim ne, thjesht nuk ekzistojnë më. Ajnshtajni na mësoi se graviteti deformon vet hapësirën ​, duke bërë që ajo të marrë një kurbë.

Por nëse ju shkoni thellë e më thellë brenda një vrime të zezë, hapësira ​​bëhet gjithnjë e më e harkuar deri në qendër, ku ajo bëhet pafundësisht e lakuar. Kjo është e veçanta. Hapësira ​​dhe koha pushojnë së qeni ide kuptimplota dhe ligjet e fizikës sic ne i njohim, ku të gjitha kërkojnë hapësirë ​​dhe kohë, thjesht nuk vlejnë më.

Çfarë ndodh këtu, askush nuk e di. Një tjetër univers? Harresë? Pjesa e prapme e një rafti librash? Kjo është një mister.
Sigurisht, në qoftë se vrima e zezë ku dikush bie do të jetë e vogël atherë do të ketë probleme.

Forca e gravitetit do të jetë shumë më e fortë në këmbët tuaja sesa në kokën tuaj, duke iu bërë të shtriheni si fije spageti. Por fatmirësisht vrimat e zeza janë të mëdha, miliona herë më masive se Dielli ynë, ndaj forcat që mund t’ju bëjnë si “spagetit” janë të dobta mjaftueshme që mund të injorohen.

Pra, ligjet e fizikës kërkojnë që ju të jeni njëkohësisht brenda vrimës së zezë shëndosh e mirë dhe jashtë saj një grumbull hiri.

E fundit por jo përfundimtare, është se ka një ligj të tretë të fizikës i cili thotë se informacioni nuk mund të klonohet. Ju duhet të jeni në dy vende, por atje është e mundur të ndodhet vetëm një kopje e juaja”, shkruan BBC.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat