Gjërat që pasagjerët e aeroplanëve nuk i dinë

Speciale

Gjërat që pasagjerët e aeroplanëve nuk i dinë

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:10

Shumica nga ju keni pasur rastin të udhëtoni me aeroplan. Megjithatë, edhe pse ndonjëherë keni pasur rastin të dëgjoni për ndonjërin “fenomen”, me siguri se jo për të gjitha.

Maskat e oksigjenit

Maskat e oksigjenit duhet të përdoren vetëm në rastet kur kabina pëson një rënie të trysnisë së ajrit. Megjithatë, në brendësi të tyre ka oksigjen të mjaftueshëm vetëm për 15 minuta.

Përdorimi i celularëve

Nuk është i rrezikshëm. Në teori, pajisjet elektronike interferojnë me pajisjet e navigimit, por nuk ka prova të rrezikshmërisë së tyre. Ndalimi shërben për të shmangur që kërkimi i vazhdueshëm i sinjalit nga ana e celularëve të krijojë probleme në linja: rrjetet mund të përballojnë që një celular të lëvizë me shpejtësinë e një treni apo një automobili. Por jo të një avioni.

Përse fiken dritat gjatë uljes?

Dritat rregullohen gjithmonë me të njëjtin intensitet si drita e jashtme, në mënyrë që, në rast emergjence, syri të jetë i mësuar me dritën e jashtme dhe të mos ketë çorientim në momentin e daljes nga avioni.

Makina e kafesë

Një fluturim mund të pësojë një vonesë, edhe për të përshtatur makinën e kafesë. Natyrisht, ofrimi i kafesë për pasagjerët konsiderohet gjë e rëndësishme.

Motorët e avionit

Normalisht janë dy, por nëse është e nevojshme, avionët mund të fluturojnë edhe me vetëm një motor në funksionim.

Ushqimi i pilotëve

Dy pilotët e avionit hanë ushqime të ndryshëm, për të shmangur mundësinë që të dy të bëhen njëkohësisht viktima të një helmimi nga ushqimi. Bëhet fjalë për një rregull të pashkruar.

Uljet në shi

Kur bie shi dhe pista është e mbushur me ujë, uljet janë më të befta për të shmangur rrëshqitjen.

Hapësira e Economy class

Boeing 747 të Air France kanë më shumë hapësirë për këmbët dhe për bagazhet në ulëset e katit të sipërm, që janë gjithsesi të economy class. Mund të sigurohet kjo hapësirë shtesë, duke e bërë më herët kontrollin e biletës.

Hapja e tualeteve

Ndryshe nga sa kemi parën ë filma, tualetet mund të hapen gjithmonë nga jashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat