Sazani! Çfarë ka ndodhur vërtet në ishullin bërthamor fantazmë?

Speciale

Sazani! Çfarë ka ndodhur vërtet në ishullin bërthamor fantazmë?

Më: 18 maj 2015 Në ora: 12:54

“Aty ku deti Adriatik dhe Jon bashkohen mes Shqipërisë dhe Italisë, një ishull fantazmë, me një trashëgimi në luftën kimike, pret që të hyjë në guidat turistike”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja e portalit Daily Beast për vendimin e qeverisë që ishulli i Sazanit të hapet për turistët.

Në fakt shkrimet për Sazanin janë kaq të shumta në mediat e huaja.

Gazetarja Nina Strochlic shkruan se për më shumë se gjysmë shekulli, Sazani ka qenë një enigmë.

“Operacionet sekrete ushtarake ishin gjithmonë një kuriozitet përgjatë Luftës së Ftohtë”.

“Përpara kësaj, në vitin 1910- Italia pushtoi ishullin në një marrëveshje që e ndau Shqipërinë mes Greqisë dhe Italisë. Ishte ushtria italiane, që e përdori si bazë, deri kur aty mbërritën komunistët shqiptarë.

Sipas librit “Lufta e Ftohtë: Një histori”, Bashkimi Sovjetik fshiu borxhin e Shqipërisë në shkëmbim të përdorimit të Sazanit, jo shumë kohë pasi Shqipëria rimori kontrollin e ishullit në vitin 1947.

Qeveritë britanike dhe amerikanr nisën të mbajnë një sy mbi aktivitetet sovjetike në ishull.

Në vitin 1951, Departamenti amerikan i Shtetit shkruante se: “Ishulli i vogël Sesano ishte një bazë e vogël nëndetësesh italiane. Ka thashetheme të përsëritura, po të pakonfirmuara se në vitet e pasluftës, sovjetikët janë përpjekur për të rindërtuar këto objekte”.

Harpers në vitin 1949 e quantë atë “Gjibraltari sekret i Rusisë”.

Vitin tjetër, kishte raportime për disa anije misterioze gjermano-lindore, që ishin parë në ishull.

Në vitin 1957, një shkrim i vogël në një gazetë në SHBA theksonte se ekspertët detarë po mbikëqyrnin se si anijet sovjetike mbërrinin në portet e Shqipërisë. Sipas tyre, Rusia po e kthente këtë vend në një bazë të madhe detare dhe ajrore për t’iu kundërvënë pushtetit të flotës së gjashtë të SHBA në Mesdheun Lindor.

Sipas një korrespondenti në atë kohë, Sazani ishte bërë një fortesë.

Një vit më vonë, pati raportime se kishte aerodrome, së bashku me hangarë për nëndetëse dhe avionë.

“Teknikët rusë mburren se e kanë bërë ishulklin të sigurt nga bombardimet, madje edhe nga sulmet bërthamore,” shkruante World Press Service në atë kohë.

Në vitin 1961, një reporter e quante atë një bazë shumë të fshehtë dhe të rëndësishme për nëndetëset sovjetike, edhe pse tensionet e fundit kishin detyruar Rusinë të largonte disa anije nga ishulli.

Sazani u braktis atë vit, kur Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria prishën marrëdhëniet”.

Gazeta thekson se në vitin 2013, një skuadër elitare e marinës britanike kreu një stërvitje në ishull.

Gjatë sulmit katër ditore, u shkatërruan dy godina.

Por si për të shtuar më shumë spekulimet, të paktën 30 marinsa u sëmurën rëndë.

Disa thanë se kjo erdhi për shkak të gazit mustard.

Por ushtria britanike tha se ishte një bimë që e shkaktoi këtë.

“Por zyrtarët shqitparë janë duke shpresuar të lënë pas historinë që e lidh ishullin me gazet helmuese dhe nëndetëset sovjetike”.

Në fund gazetarja thekson se është refuzuar një ofertë nga Las Vegasi, që ishulli të bëhej kazino.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat