Kjo ishte e dashura e fshehtë e Leninit

Speciale

Kjo ishte e dashura e fshehtë e Leninit

Më: 5 maj 2015 Në ora: 18:29

Vladimir Iliç Lenini, udhëheqësi i Revolucionit Socialist të Tetorit, ka pasur një të dashur të fshehtë, fotoja e së cilës është publikuar së fundi nga mediat ruse.

Apolinarija Jakubova quhet ish e dashura e Leninit kur ky i fundit jetonte në Londër. Fotoja është zbuluar nga një studiues britanik, Robert Henderson.

Henderson tha se ka gjetur këtë foto bardhezi të Jakubovës në arkivat e shtetit të Federatës Ruse, teksa ai kërkonte materiale për një studim të tijin.

Sipas gazetës britanike “The Independent”, edhe e dashura e tij sekrete ishte një revolucionare e vërtetë dhe për këtë arsye ajo u burgos në Siberi nga cari. Ajo arriti t’i shpëtojë burgut dhe pas një udhëtimi të pafund mbërrit në Londërs në vitin 1990.

Kur mbërriti në Londër, 20-vjeçarja filloi të frekuentonte mjediset ku mblidheshin bolshevikët ku Lenini po merrte gjithnjë e më shumë pamjen e një lideri.

Lenin arriti ta bënte për vete Jakubovan, duke i kërkuar edhe dorën, por kjo e fundit e refuzoi. Ajo mendohet se ka vdekur midis viteve 1913-17.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat