Fakte që mund të mos i dini për Mbretëreshën Elizabeta II

Speciale

Fakte që mund të mos i dini për Mbretëreshën Elizabeta II

Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:10

Disa ditë më parë, Mbretëresha Elizabeta II festoi ditëlindjen e saj të 89. Ajo është në formë të shkëlqyer dhe vazhdon të mbretërojë në Britaninë e Madhe që prej vitit 1952. Ja disa kuriozitete për të.

Ajo mbështet rreth 600 bamirësi dhe organizata.
Mbretëresha Elizabeta ka marrë mbi 3.5 milionë sende me korrespondencë gjatë gjithë mbretërimit të saj.
Ajo flet frëngjisht në mënyrë të rrjedhshme.
Në vitin 2005, kërkoi pronësinë e 88 mjellmave të reja në lumin Tamiz. Tani mjellmat janë nën kujdesin e një ruajtësi mbretëror.
Ajo iu bashkua rrjetit social Facebook në vitin 2010, përmes një faqe të quajtur Monarkia Britanike. Është e pamundur t’i çohet asaj një ngacmim. Ajo iu bashkua rrjetit Twitter në vitin 2009; një skuadër mediatike në Pallatin Bakingam publikon statuse të përditshme.
Mbretëresha Elizabeta ishte e para monarke britanike që festoi përvjetorin prej diamanti të martesës, siç njihen ndryshe martesat që kanë zgjatur mbi 60 vjet.
Ajo është i vetmi person në Britani që mund të ngasë makinën pa targë.
Ajo e ka vizituar Australinë 16 herë.
Mbretëresha ka marrë një shumëllojshmëri kafshësh të gjalla nga Brazili dhe Kanadaja si dhuratë. Ata janë tani në kujdesin e kopshtit zoologjik të Londrës.
Mbretëresha Elizabeta 2 ka dërguar mbi 540,000 telegrame te çiftet në Komonuelth dhe Britani për të përgëzuar martesat e arta që kanë zgjatur mbi 60 vjet.
Pavarësisht se ditëlindja e mbretëreshës është më 21 prill, ajo e feston zyrtarisht në qershor.
Ajo mirëpret një mesatare prej 50,000 njerëzish çdo vit në recepsione, bankete, dreka, darka dhe festa kopshti në Pallatin e Bakingamit.
Ajo dhe Duka i Edinburgut kanë dërguar rreth 37,000 kartolina Krishtlindjesh gjatë mbretërimit të saj.
Ka pasur gjashtë Papë Katolikë Romanë gjatë mbretërisë së Elizabetës: Piu XII, Gjoni XXIII, Pali VI, Gjon Pali I, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI.
Ajo mësoi të ngiste makinën në 1945, kur ajo së bashku me vajzën e Uinston Çërçillit, iu bashkuan degës femërore të ushtrisë britanike.
Ajo e përdori metronë e Londrës për herë të parë në maj 1939, e shoqëruar nga motra e saj, princesha Margaret dhe governantja e saj, Marion Krauford.
Mbretëresha Elizabeta ka pagëzuar 30 fëmijë.
Ajo ka pozuar për rreth 129 portrete zyrtare; dy prej të cilave me Dukën e Edinburgut. Në 1933, ajo ishte 7 vjeç kur modeloi për herë të parë për një portret të pikturuar nga artisti hungarez, Philip Alexius de Laszlo.
Në vitin 2003, mbretëresha Elibazeta pozoi për një portret hologrami të përbërë nga 10,000 imazhe të shtresëzuara.
Ajo ka hapur Parlamentin çdo vit me përjashtim të vitit 1959, për lindjen e princit Andre dhe 1963 për lindjen e princit Eduard.
Ajo ishte e para monarke britanike që vizitoi Kinën në 1986.
Mbretëresha dërgoi e-mail-in e saj të parë në 1976 nga një bazë ushtarake britanike.
Ajo i do shumë qentë e racës corg të Uellsit dhe gjatë mbretërimit të saj ka pasur 30 syresh. Qeni i parë i quajtur Suzana ishte një dhuratë për ditëlindjen e saj të 18 në vitin 1944. Ajo aktualisht ka katër qen: Emën, Uilloun, Linetin dhe Hollin.
Mbretëresha zotëron diamantin rozë më të madh në botë.
Për të festuar Jubileun e saj të Artë në 2002, mbretëresha organizoi koncertet e para publike në kopshtet e Pallatit Bakingam. Shfaqja e quajtur Festa dhe Pallati, ishte një nga koncertet pop më të para në histori me mbi 200 milionë shikues.
Ajo largoi nga detyra një këmbësor, sepse u dha uiski qenve të saj.
Në mars 2004, ajo organizoi eventin e parë vetëm për femra në Pallatin Bakingam të quajtur “Gratë e Arritjes”.
Ajo mori ponin e saj të parë të quajtur Pegi, nga gjyshi i saj, Mbreti Xhorxhi V kur ishte vetëm katër vjeçe. Ajo ende kalëron në Uindsor, Sandrigam dhe Balmoral.
Elizabeta II është 89 vjeçe dhe është kurorëzuar më 2 qershor 1953.
Mbretëresha i edukon kuajt dhe ka rreth 25 prej tyre të trajnuar mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat