Njerëzit e lashtë e hanin njëri-tjetrin (Foto)

Speciale

Njerëzit e lashtë e hanin njëri-tjetrin (Foto)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:11

Shkencëtarët kanë zbuluar në mbetjet e njerëzve nga kohë të lashta kafshime dhe rrjepje të lëkurës, që janë bërë po nga njerëzit.

Studimi që është bërë në Shpellën Gough, që ndodhet në jug perëndim të Londrës, ka hedhur dritë mbi teori të ndryshme të kanibalizmit.

Pjesët e trupit që i përkasin Epokës së Akullt, kanë pasur kafshime që janë bërë vetëm nga njerëzit.

Përpos kësaj, është zbuluar se në mes të dhëmbëve të njerëzve, që kanë jetuar 14.700 vite më parë, ka pasur mish dhe mbetje të tjera nga trupi i njerëzve.

Hulumtimi që ende është në procesin e finalizimit, ka zbuluar se “ngrënia e njeriut, ishte pjesë e ritualeve të ndryshme”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat