Ngjarja që ndryshoi rrjedhën e krishtërimit

Speciale

Ngjarja që ndryshoi rrjedhën e krishtërimit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:39

Apostulli Pal u bë i krishterë, pasi pa një drite vezulluese, rrugës për në Damask, por sipas një astronomi, ajo dritë vezulluese mund të ketë qenë një meteor.

Rreth dy mijë vjet më parë, një njeri i quajtur Saul, provoi një eksperiencë, që i ndryshoi jetën. Sipas Veprave të Apostujve në librin e pestë të Testamentit të Ri, Sauli po shkonte për në Damask në Siri, kur pa një dritë në qiell, u verbua dhe dëgjoi zërin e Jezusit. Duke ndryshuar emrin e tij në Paul, ai u bë një nga figurat më të mëdha në përhapjen e krishterimit, transmeton shekulli.

William Hartmann, bashkëthemelues i Institutit të Shkencave Planetare në Tucson, në Arizona, ka një shpjegim ndryshe për atë që i ndodhi Palit. Sipas tij, përshkrimet biblike të përvojës së Palit ngajnë shumë me fenomenin e një meteori që zbardh qiellin.

Studiuesi ka analizuar tre ngjarje që mendohet se kanë ndodhur në vitin 35 p.E.s. E para është përshkrimi i një personi të tretë, që mendohet të jetë vepër e njërit prej dishepujve të Jezusit, Lukës, dhe dy të tjerat lidhen me atë që Pali u ka thënë të tjerëve.

Siapas Hartmann, “çdo ngjarje e përshkruar nga Pali në librin e Veprave, tregon ekzaktësisht rendin e ngjarjeve kur bie një meteor”. Ai ka analizuar pamjet nga meteori Chelyabinsk, i cili u shfaq në vitin 2013, në Rusi. Të dhënat, përputhen me ato që dokumentohen se i kanë ndodhur Palit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat